LAJMI I FUNDIT:

ESHS propozon që regjistrimi i popullsisë në Maqedoni të bëhet në prill të vitit 2021

ESHS propozon që regjistrimi i popullsisë në Maqedoni të bëhet në prill të vitit 2021

Enti Shtetëror për Statistika (ESHS) propozon që regjistrimi i popullsisë të shtyhet deri në prill të vitit 2021 ndërsa Ligji për regjistrimin e popullsisë të miratohet para formimit të Qeverisë teknike.

Nga ESHS njoftojnë se sipas praktikës ndërkombëtare, aktivitetet e regjistrimit të popullsisë dhe të zgjedhjeve nuk mund të shkojnë në mënyrë paralele, dhe duke marrë parasysh se janë caktuar zgjedhje të parakohshme kuvendare në prill të vitit të ardhshme, propozohet që regjistrimi të mbahet në vitin 2021, njofton Telegrafi Maqedoni.

“ESHS do të dorëzojë propozim deri te Ministria e Drejtësisë, që është propozues zyrtar i Ligjit për regjistrimin e popullsisë, amvisërive dhe banesave, që periudha e zbatimit të regjistrimit të shtyhet në prill të vitit 2021, ndërsa Ligji për regjistrimin e popullsisë, amvisërive dhe banesave të miratohet para formimit të Qeverisë teknike”, thuhet në njoftim.


Ndryshe, regjistrimi i popullsisë ishte paraparë të mbahet më 1 prill të vitit të ardhshëm, por për shkak të zgjedhjeve të parakohshme nga ESHS disa herë deklaruan se nuk mund të zbatohet regjistrimi gjatë fushatës. Regjistrimi pritet të kushtojë 8.5 milionë euro./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori