LAJMI I FUNDIT:

Eron Sahiti, rrobaqepësi 19 vjeçar që punon lloje të ndryshme të kravatave (Video)

Eron Sahiti, rrobaqepësi 19 vjeçar që punon lloje të ndryshme të kravatave (Video)

Kravatat e llojeve të ndryshme, shamitë dhe shallat kanë mbuluar pjesën më të madhe të punëtorisë së Eron Sahitit, ku ai kalon pjesën më të madhe të kohës.

Dashuria për këtë vend e ka përcjell që në moshë të hershme, pasi që është rritur në një familje, që është marrë me këtë zanat.

Tashmë Eron Sahiti është 19 vjeç, por që është bërë një rrobaqepës mjaftë i zoti.


Ai ka thënë se kjo punë kërkon dashuri dhe përkushtim të madh.

“E kemi një biznes familjar të rrobaqepësisë. E kam trashëguar zanatin nga baba dhe axhallarët. Kam punuar punë të ndryshme të rrobaqepësisë, duke filluar nga hekurosja. Por, me fillimin e Fakultetit të Arteve në Skenografi dhe Kostume kam filluar zyrtarisht me punimin e kravatave….”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Sahiti.

Edhe pse Eroni krijon edhe gjëra të tjera, ai  më shumë njihet për kravata.

Ai ka thënë se është e rëndësishme të veçohesh me një gjë të bukur, dhe sipas tij kjo ishte ajo më unikja.

“Nëse fillon me punua kravatën, ajo kërkon përkushtim të madh që nga prerja e pastaj qepja. Nëse bënë punë intensive, kravata përfundohet për 3-4 orë. Mirëpo nëse ke angazhime tjera të merr një ditë punë”, shprehet Eroni.

Fillon me matje, pastaj vazhdon me qepje dhe përfundon me punë dore.

Një proces i gjatë, por ai ka thënë se ndjehet i lumtur që pas një pune të lodhshme, del rezultati i kërkuar.

“Përzgjedhim dizajne të ndryshme me materiale të ndryshme. Bëjmë punë edhe në bazë të kërkesave të klientëve”, deklaroi Sahiti.

Edhe pse jemi mësuar të shohim femrat duke u  marrë me rrobaqepësinë, Eron Sahiti ka thënë se edhe meshkujt mund ta bëjnë të njëjtë,  madje edhe më mirë.

Ai ashmë ka filluar edhe studimet në drejtimin e Kostumografisë, duke thënë se do të vazhdojë të mirret me këtë zanat në mënyrë më profesionale./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori