LAJMI I FUNDIT:

Ermal Kuqo te Sigal Prishtina?

Ermal Kuqo te Sigal Prishtina?

Ermal Kuqo mund t’i bashkohet klubit të basketbollit Sigal Prishtina gjatë sezonit të ardhshëm.

Kështu mëson Telegrafi nga burime të afërta me klubin prishtinas. Sipas tyre njëra nga ëndrrat e presidentit aktual të klubit, Blerand Stavileci, është ta sjellë basketbollstin më të madh shqiptar te skuadra bardhekatër.

Dyshja janë takuar dhe fotografuar së bashku, me Stavilecin që e ka postuar fotografinë në Facebook, duke nxitur spekulime se një marrëveshje mund të zyrtarizohet së shpejti.

Prishtina javën e kaluar fitoi titullin e parë ndërkombëtar për basketbollin kosovar, Ligën Ballkanike, dhe tash synon të sfidojë në një tjetër garë, Eurochallenge.


Mësohet se presidenti Stavileci së shpejti do të takohet edhe me Erjon Kastratin, i cili aktivizohet për skuadrën sllovene KRKA Telekom dhe Gëzim Morinën, i cili aktivizohet te një tjetër skuadër sllovene, Helios.

Kuqo, i cili ka luajtur edhe për përfaqësuesen turke edhe për atë shqiptare të basketbollit, aktualisht është i angazhuar te skuadra elitare turke Darüşşafaka Spor Kulübü. /Telegrafi/

Me Ermalin

Posted by Blerand Stavileci on Friday, May 8, 2015