LAJMI I FUNDIT:

ERE, përmbytjet në Shkodër jo vetëm si pasojë e shkaqeve natyrore

ERE, përmbytjet në Shkodër jo vetëm si pasojë e shkaqeve natyrore

Raporti vjetor i Entit Rregullator të Energjisë që është paraqitur në Kuvend, vë në dukje se përmbytjet në Shkodër dhe ultësirat e saj nuk kanë qenë vetëm pasojë e shkaqeve natyrore, por edhe përgjegjësi e qeverisë.

Sipas raportit mungesa e investimeve, pritat mbrojtëse të amortizuara dhe lejimi
i ndërtimeve urbane në kanalin e shkarkimit të hidrocentraleve janë arsyet e tjera, veç atyre natyrore që sipas ERE-s shkaktuan përmbytjen e Shkodrës dhe nën-Shkodrës, raporton Gazeta Shqiptare.

“Shkalla e ulët e sigurisë nga përmbytjet favorizon prodhimin e një sasie më të madhe të energjisë elektrike. Sa më e lartë të jetë shkalla e sigurisë nga përmbytjet aq më e ulët do të jetë sasia e energjisë elektrike të prodhuar, pasi rezervat hidro-energjetike në basenet e HEC-eve dhe veçanërisht ne rezervuarin e Fierzës do të mbahen të ulëta”, thuhet në raportin e ERE-s. /Telegrafi/