LAJMI I FUNDIT:

Erdogan uron Metën: Mbështetja e Turqisë për Shqipërinë do të vazhdojë

Erdogan uron Metën: Mbështetja e Turqisë për Shqipërinë do të vazhdojë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka marrë një mesazh urimi nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, me rastin e marrjes së detyrës.

Në telegramin e urimit Erdogan shpreh besimin se z. Meta do të vazhdojë përpjekjet e tij për thellimin më tej të marrëdhënieve tradicionale vëllazërore në çdo fushë ndërmjet dy vendeve tona.

“Në emrin tim dhe të Popullit tim, ju uroj nga thellësia e zemrës për detyrën e re si President i Republikës së Shqipërisë. Kam besimin e plotë që, ashtu si gjatë detyrës suaj si Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, edhe gjatë detyrës si President i Republikës së Shqipërisë, do të vazhdojnë përpjekjet tuaja të vyera për thellimin më tej të marrëdhënieve tradicionale vëllazërore, mike dhe në çdo fushë ndërmjet dy vendeve tona”, thuhet në mesazhin e urimit të Presidentit turk, Erdogan”.


“Dëshiroj të theksoj kënaqësinë time ndërsa shoh zhvillimet që ka bërë Shqipëria në rrugën drejt integrimin evropian, si dhe përparimet që ka bërë në fushën e demokracisë dhe të zhvillimit. Mbështetja e Turqisë për Shqipërinë në këtë rrugë do të vazhdojë”, shkruan Presidenti i Turqisë në mesazhin e tij drejtuar Presidentit Meta. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
Mushkolaj: Kurti nuk do ta fitojë betejën me shtetin

Mushkolaj: Kurti nuk do ta fitojë betejën me shtetin

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Lajme
Kalo në kategori