Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan do të udhëtojë drejt Rusisë gjatë kësaj jave, në udhëtimin që shihet gjerësisht si përpjekje për të riparuar marrëdhëniet e dyzuara që prej rrëzimit të avionit rus nga ata turq në fund të vitit të kaluar, ndërkohë që marrëdhëniet me aleatët tradicionalë si Shtetet e Bashkuara apo Europa po tregojnë tendosje në rritje pas përpjekjes së dështuar të grushtit të shtetit.
Vizita e së martës në Shën Pjetërburg, për bisedime me homologun rus Vladimir Putin, do të jetë e para e Erdoganit jashtë vendit që prej “puçit” të 15 korrikut, gjatë të cilit një grup oficerësh ushtarakë turq – të konsideruar tradhtarë nga autoritetet turke, – u përpoqëm të merrnin pushtetin duke përdorur avionë luftarakë, helikopterë dhe tanke në një natë të dhunshme gjatë së cilës mbetën të vdekur 270 persona.
Turqia dhe Rusia, të cilat nga ana e tyre e përshkruajnë njëra-tjetrën si partnere strategjike, janë përfshirë në një përkeqësim marrëdhëniesh. Rusia nga ana e saj ndërpreu shitjen e paketave turistike drejt Turqisë, si dhe vendosi një embargo të importeve agrikulturore duke i dhënë një goditje vendit mesdhetar; ndërkohë që Moska pagoi çmimin e saj, pasi mosmarrëveshjet bënë që Turqia të braktiste një gazjellës rus në këmbim të projekteve të tjera fitimprurëse.
Kjo është arsyeja që Erdogani dhe Putin janë të interesuar në sheshimin e kësaj grindjeje dhe rigjallërimin e marrëdhënieve ekonomike e tregtare, një proces që nisi që prej qershorit me ndjesën e Ankarasë për rrëzimin e avionit luftarak rus, e cila po largohej pas bombardimeve të kryera në Sirinë fqinje.
“Kjo do të jetë një vizitë historike, një rifillim i ri. Në bisedimet me mikun tim Vladimir, besoj se një faqe e re e marrëdhënieve tona do të shënohet. Vendet tona kanë shumë për të bërë së bashku”, tha Erdogan gjatë një interviste për agjencisë ruse të lajmeve “Tass”.
Gjithsesi, disa dallime themelore mbeten në fuqi. Rrëzimi i avionit rus në nëntor, të cilin Putin e përshkroi si një “thikë pas shpine”, erdhi pas tensioneve në rritje mbi Sirinë, ku Moska dhe Ankaraja mbështesin palë të kundërta të konfliktit civil mbi 5-vjeçar. Asnjë prej vendeve në fjalë nuk ka ndryshuar qëndrimin ndaj Sirisë, ndaj dhe çështja mund të rezultojë sërish një pikë e vështirë.
Vizita e Erdoganit në Rusi vjen në një kohë kur marrëdhëniet e Turqisë me aleatët tradicionalë janë lëkundur së fundi që prej grushtit të dështuar të shtetit në Ankara, pas të cilit janë arrestuar dhe burgosur afro 18 mijë njerëz, ndërsa mijëra të tjerë janë pezulluar apo shkarkuar nga postet e tyre, mbi dyshimet se janë të lidhur me lëvizjen e klerikut mysliman Fethullah Gulen, që jeton në ekzil të vetimponuar në SHBA.
Qeveria thotë se Guleni, një ish-aleat i Erdoganit, është orkestruesi i grushtit të shtetit, ndaj dhe ka kërkuar ekstradimin e tij. Uashingtoni nga ana e tij ka kërkuar për prova të përfshirjes së klerikut, ndërsa thotë se procesi i ekstradimit mund të lejohet të vijojë rrugën e tij. Megjithatë, Gulen mohon çdo lloj përfshirjeje në atë tentativë “puçi”, të cilin madje edhe e dënoi. /TCH/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëCilat shtete evropiane kanë përqindjen më të lartë të duhanpirësve?
Si zjarret në Kaliforni po theksojnë dallimet në qëndrime midis Trumpit dhe Bidenit
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Trump komenton takimin viral me Obamën: Ndoshta ne e pëlqejmë njëri-tjetrin
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?
Shpërthejnë protesta të dhunshme në Kinë pas vdekjes së një adoleshenti
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025