LAJMI I FUNDIT:

Erdogan: BE po na humb kohën

Erdogan: BE po na humb kohën

Presidenti turk Erdogan hodhi akuza mbi Bashkimin Europian, në një intervistë të dhënë për BBc-në.

Ai tha se Turqia po humb kohën e saj, duke pritur që BE ta pranojë, ndaj këta të fundit duhet ta ndajnë mendjen.

“Ne jemi ende në pritje për të parë se çdo të bëhet, në lidhje me antarësimin tonë në BE. Kjo pritje po na humb kohën, ndaj do të ngushëlloheshim edhe sikur të na thonin se nuk janë në gjendje të pranojnë Turqinë në Bashkimin Europian. Pastaj, ne do të fillojmë me planin tonë B dhe C”, u shpreh presidenti turk.


Erdogan theksoi se tani shumica e turqve nuk e duan më BE-në, pasi kanë parë qajsen e saj ndaj vendit të tyre.

“Shumica e turqve nuk e duan më BE-në dhe besojnë se qasja e saj ndaj Turqisë është jo e sinqertë. Gjithsesi, ne do të vazhdojmë të jemi të sinqertë me BE-në edhe për pak kohë, në pritje të një përgjigjeje finale prej tyre”, tha Erdogan.

Presidenti turk mohoi edhe akuzat se ka burgosur 150 gazetarë, duke thënë se vetëm dy njerëz me kartëvizita shtypi, janë në burg.

“Të jemi korrektë. Askush nuk është burgosur për gazetari në Turqi. Nuk është e vërtetë se janë burgosur 150 gazetarë, madje mund t’ju them se vetëm 2 njerëz me kartëvizita shtypi janë në burg, por edhe ata nuk janë burgosur prej të bërit gazetari”, tha Erdogan për BBC.

Në trend Botë

Më shumë
Ratifikohet marrëveshja në parlamentin rus - Putin mund ta fut në luftë edhe Bjellorusinë

Ratifikohet marrëveshja në parlamentin rus - Putin mund ta fut në luftë edhe Bjellorusinë

Evropa
Baza ushtarake amerikane në Sicili të Italisë në 'bllokim', personeli udhëzohet të 'strehohet'

Baza ushtarake amerikane në Sicili të Italisë në 'bllokim', personeli udhëzohet të 'strehohet'

Evropa
SHBA-ja ka përjashtuar evropianët nga negociatat për Ukrainën, por Evropa ka një armë sekrete me vlerë 200 miliardë euro

SHBA-ja ka përjashtuar evropianët nga negociatat për Ukrainën, por Evropa ka një armë sekrete me vlerë 200 miliardë euro

Evropa
Trump tregon mënyrën më të lehtë për tu bërë shtetas amerikan

Trump tregon mënyrën më të lehtë për tu bërë shtetas amerikan

Amerika
ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

Evropa
Presidenti amerikan publikon një video të punuar me inteligjencë artificiale, “Trump Gaza” plotë luks

Presidenti amerikan publikon një video të punuar me inteligjencë artificiale, “Trump Gaza” plotë luks

Azia
Kalo në kategori