LAJMI I FUNDIT:

Erdogan dhe Vuçiq bisedojnë për Kosovën

Erdogan dhe Vuçiq bisedojnë për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar më 30 korrik se pret që Turqia dhe presidenti Recep Tayyip Erdogan të vazhdojnë të mbështesin dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë një bisede telefonike, Vuçiq ka biseduar me Erdoganin për situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, thuhet në uebfaqen e presidentit të Serbisë

“Vuçiqi pret që presidenti Erdogan dhe Turqia do të vazhdojnë të mbështesin dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës si e vetmja mënyrë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, që është e ndjeshme për Serbinë. Presidenti Erdogan me këtë rast ka thënë se plotësisht e mbështet dialogun”, thuhet në një komunikatë për media të presidentit serb, transmeton REL.


Kjo bisedë vjen disa ditë pasi Presidenti turk, Erdogan, ka thënë se do të punojë për t’i sjellë Kosovës njohje të reja.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, Erdogan u ka thënë mediave turke se shpreson se çështjen e njohjes ndërkombëtare të Kosovës do ta hapë në bisedimet me presidentin amerikan, Joe Biden, gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, këtë vjeshtë.

Erdogan ka thënë se do të propozojë një punë të përbashkët mbi këtë çështje, për të rritur numrin e vendeve që e njohin Kosovën.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori