LAJMI I FUNDIT:

Era e fortë shkul çatinë e spitalit të Pukës, në Fushë Arrëz dëmtohen disa pallate

Era e fortë shkul çatinë e spitalit të Pukës, në Fushë Arrëz dëmtohen disa pallate

Në disa rrugë nacionale ka rrëshqitje inertesh dhe në akset rurale ka dëmtime të mëdha. Po kështu energjia elektrike në Pukë mungon që prej pasdites se një dite më parë.

Reshjet e dendura të shiut dhe era e fortë kanë shkaktuar disa problematika në territorin e qarkut të Shkodrës.

Raportohet se në Bashkinë e Pukës është dëmtuar çatia e spitalit. Një pjesë e çatisë me përbërje llamarine është shkëputur si pasoje e erës së fortë, duke bërë që pavioni i Patologjisë dhe Pediatrisë të dalin jashtë funksionit, shkruan A2.


Ndërkohë në bashkinë e Vaut të Dejës ka ndërprerje të energjisë elektrike në disa fshatra të njësive Vau Dejës dhe Bushat, ndërsa në fshatrat e njësive Hajmel dhe Vig Mnele mungon plotësisht energjia elektrike.

Në territorin e bashkisë Fushë Arrëz si pasojë e reshjeve të dendura të shiut janë dëmtuar pothuajse të gjitha rrugët rurale, rrëshqitje të dherave dhe rrënjë të gurëve në rrugë, raporton A2.

Që nga pasditja e djeshme ka shkëputje të energjisë elektrike në Njësitë Administrative Qafë-Mali, Iballë, dhe Blerim.

Po ashtu janë dëmtuar disa pallate në qytetin e Fushë Arrzit, të cilëve u është zbuluar çatia nga era e fortë që ka shkëputur katramanë.

Sakaq në territorin e bashkisë së Shkodrës qarkullimi vijon pa probleme, ndërsa firmat mirëmbajtëse janë në gatishmëri me mjete dhe punëtorë.

Në Lezhë edhe pse kanë rënë rreth 30 mm shi gjatë 24 orëve, nuk janë shkaktuar probleme në infrastrukturën e kullimit, argjinatura apo në digën e rezervuarit të Shtodrit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Kalo në kategori