Në Suedi deri më sot janë regjistruar 14.500 persona të infektuar me COVID-19, dhe të paktën 1.570 tjerë që kanë humbur jetën.
Në këtë vend janë të ndaluara tubimet publike me mbi 50 persona, vizitat në spital dhe në shtëpitë e pleqve, kurse mësimi në shkolla dhe fakultete është duke vazhduar në sistemin online. E shumë të punësuar po punojnë nga shtëpitë, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, Suedia është ndoshta shteti i vetëm në Evropë në të cilin mund ta frekuentosh një kafiteri apo restorant që janë të hapura, mos të përmendim marketet dhe qendrat tregtare që funksionojnë sikur të mos kishte ndodhur asgjë.
Ekipet e inspektorëve gjatë vikendit të kaluar kanë kontrolluar nëpër Stokholm, restorantet dhe kafiteritë për të parë nëse po respektohet distanca e kërkuar mes mysafirëve, ku afro 20 prej tyre kanë marrë vërejtje nga autoritetet komunale, mirëpo asnjë ende nuk është mbyllur.
Ish-epidemiologu kryesor i Suedisë, Johan Gjesek, konsideron se mbyllja e qytetarëve nëpër shtëpitë e tyre është një ide shumë e keqe.
“Karantinimi dhe mbyllja e shteteve evropiane nuk janë masa të mbështetura në fakte shkencore. Mendoj se politika e duhur do të ishte mbrojtja e të moshuarve dhe personave që vuajnë nga sëmundjet tjera kronike, derisa tjerët do të duhej ta kishin parasysh se COVID-19 është një sëmundje e lehtë e ngjashme me një grip”, ka shtuar profesori në Universitetin Karolinska në Stokholm.
“Historia e ka dëshmuar se pastrimi i duarve dhe distanca sociale janë metodat më të mira në luftën e çfarëdo sëmundje. Sapo të kryhen testet masive të antitrupave, besoj se do të tregojnë se gjysma e popullatës në Suedi tashmë e kanë kaluar sëmundjen e COVID-19, dhe se përqindja e vdekjeve do të jetë rreth 0,1 për qind”, tha ai për fund. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?
Teoricienët e konspiracionit thonë se përplasja e helikopterit me aeroplanin në Uashington ishte e qëllimshme – tregojnë ‘argumentet e tyre’
Rubio: Grenlanda është interesi ynë kombëtar, nuk është shaka
Zhvillimet e fundit në Gjermani, reagon edhe ish-kancelarja
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?