LAJMI I FUNDIT:

Epidemia e AIDS-it nuk ndalet

Epidemia e AIDS-it nuk ndalet

Numri i rasteve të vdekjes nga AIDS në Azi do të kalojë nga 440.000 sa janë aktualisht për vit në 500.000 në vitin 2020 nëse nuk ndërmerren hapa të koordinuar të parandalimit, ka tërhequr vëmendjen OKB-ja.

Hulumtimin të cilin fillimisht e ka kërkuar drejtori i programit të OKB-së në luftë kundër AIDS-it, Peter Piot, Sekretarit të përgjithshëm Ban Ki-Moon ia ka dorëzuar kryetari i Këshillit për AIDS në Azi, Chakravarthi Rangarajan.

Hulumtimi tërheq vëmendjen se në rast të vazhdimit të ritmit të tanishëm të infektuarve me virusin e AIDS deri në vitin 2020 ai do të rritet dhe do të rritet në 10 milionë.

Ki-Moon u ka bërë thirrje vendeve aziatike që të nisin rekomandimet e tyre tek Këshilli, të cilat përfshijnë edhe rritjen e fondeve të dedikuara për parandalimin.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Problemet shëndetësore që mund të vijnë nga konsumi i pijeve energjike

Problemet shëndetësore që mund të vijnë nga konsumi i pijeve energjike

Kalo në kategori