LAJMI I FUNDIT:

Energjia e shtrenjtë, çon drejt zgjidhjeve të tjera

Energjia e shtrenjtë, çon drejt zgjidhjeve të tjera

Energjia e shtrenjtë elektrike ka detyruar qytetarët e Maqedonisë që ti kthehen një forme tjetër alternative, energjisë diellore.

Çmimi i sistemeve më të vegjël diellorë është nga 500 deri në 800 Euro ndërsa për sistemet më të mëdha çmimet variojnë nga 1.800 deri 5.000 Euro.

"Do ta instaloja me kënaqësi sistemin e energjisë diellore por nuk kam mundësi. Çmimin është pak i lartë, por nëse do të mund të shiteshin me kredi ose me këste atëherë do të ishte më e lehtë", shprehet një qytetar.

Qeveria zvogëloi tatimin e vlerës së shtuar nga 18 për qind në 5 për qind për panelet e energjisë diellore dhe pritet që së shpejti të dihet me saktësi çmimi i energjisë së fituar nga rrezet e diellit.


Sipas të dhënave ajo do të ketë çmimin më të lartë në rajon, krahasuar me vende të BE-se, respektivisht mund të blihet me 41 deri 46 cent për një kilovat orë.