LAJMI I FUNDIT:

Ende s’ka informacione zyrtare nga Kabuli për vrasjen e shtetasit të Maqedonisë

Ende s’ka informacione zyrtare nga Kabuli për vrasjen e shtetasit të Maqedonisë

Ministria e Punëve të Jashtme akoma nuk ka marrë konfirmimin zyrtar nga autoritetet afgane në lidhje me vdekjen e shtetasit të Maqedonisë, i cili u rrëmbye dhe u vra në territorin e Afganistanit.

Në një deklaratë nga MPJ për AIM, thuhet se dje pas lajmit kanë dërguar kërkesë për informacione për institucionet zyrtare afgane dhe se pas marrjes së informacionit zyrtar nga autoritetet në atë vend, sipas procedurave ligjore do të njoftohet Ministria e Punëve të Brendshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mediat e huaja dje raportuan se tre shtetas nga Maqedonia, Malajzia dhe India u rrëmbyen dhe u vranë në kryeqytetin afgan, Kabul, në mëngjes.


Sipas zëdhënësit të shefit të policisë së Kabulit, Hashmat Stanekai, trupat e tyre u gjetën dhe gjithashtu u gjetën kartat e tyre të identitetit. Zëdhënësi tha se të tre punonin në kompaninë e dytë më të madhe të hotelerisë dhe ushqimit në botë “Sodexo”.

Kompania “Sodexo” për të cilën ka punuar shtetasi i Maqedonisë dhe kolegët të cilët kanë humbur jetën në sulmin në Kabul dje, shprehu ngushëllime në një kumtesë zyrtare për opinionin./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Lajme
Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Lajme
Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Lajme
AGK dënon gjuhën sulmuese të kryeministrit Kurti ndaj mediave

AGK dënon gjuhën sulmuese të kryeministrit Kurti ndaj mediave

Lajme
Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajme
“Si erdhën nga Turqia dhe pse Shqipëria i adoptoi”, analiza e Ben Blushit për bektashinjtë

“Si erdhën nga Turqia dhe pse Shqipëria i adoptoi”, analiza e Ben Blushit për bektashinjtë

Lajme
Kalo në kategori