LAJMI I FUNDIT:

Ende nuk është koha për tërheqjen e KFOR-it

Ende nuk është koha për tërheqjen e KFOR-it

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer ka deklaruar se, në situatën e tanishme, tërheqja e trupave të KFOR-it nga Kosova do të ishte gjë e parakohshme.

Scheffer, ka bërë të ditur se në takimin e ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, që do të mbahet më 11 dhe 12 qershor në Bruksel, do të flitet edhe për fatin e trupave paqeruajtëse në Kosovës

Duke theksuar se 16.000 trupa të KFOR-it nuk do të qëndrojnë përherë në Kosovë, Scheffer ka thënë se tërheqja e tanishme e këtyre trupave do të ishte e parakohshme, respektivisht, do të paraqiste kërcënim për sigurinë dhe për rezultatet e arritura në vitet fundit.

Siç bën të ditur agjencia Beta, që thirret në një diplomat të lartë të Aleancës së Atlantikut të Veriut, kjo aleancë planifikon të miratojë një strategji për tërheqjen e trupave në faza, që do të kryhej në pajtim me vlerësimin e situatës politike në Kosovë. /Telegrafi/