LAJMI I FUNDIT:

Ende herët për makinat me autopilot të Tesla

Ende herët për makinat me autopilot të Tesla

Aksidenti tragjik i një makine të prodhuar nga kompania Tesla, shoferi i së cilës mbeti i vrarë në muajin maj, tregon se industria e automobilave po nxiton pak si shumë me hedhjen e makinave të tilla në treg, vlerësojnë ekspertët.

Mary Cummings, profesoreshë në “Duke University”, ka thënë se “Ajo që dimë është se frenat e makinës nuk u përdorën kurrë. Kështu që mjeti e goditi kamionin me shpejtësi të plotë, çka dëshmon se shoferi ishte krejtësisht i pavetëdijshëm për rrezikun”.

“Tesla” pohoi se aksidenti ka ndodhur në kohën kur po përdorej piloti automatik, çka nxiti një hetim federal mbi sigurinë e këtyre makinave në Shtetet e Bashkuara.