Emocionet e Metës dhe vallja për Luginën!?
Gjatë vizitës së tij të fundit në Beograd dhe Luginë të Preshevës, kryediplomati shqiptar Ilir Meta ishte emocionuar tej mase, së pari nga mikpritja serbe, sa që nga emocionet e mëdha presidentin serb Boris Tadiq e kishte përshëndetur me dy duar, sikur ky të ishte nikoqir.
Ndërsa, në Luginë të Preshevës, përkatësisht në Bujanoc, po nga këto emocione ishte detyruar të futet në valle me bashkëkombësit e vet për të kërcyer “hajde mori shote, shote mashalla”, dhe kështu kishte krijuar një imazh shumë pozitiv për Beogradin para opinionit ndërkombëtar.
Ky burrështetas, në vend që të kishte emocione ndaj politikës diskriminuese dhe shumë dashakeqe serbe, si për Kosovën, Shqipërinë dhe shqiptarët e Luginës, qëndrimi i tij ishte i “moderuar, tolerant dhe vizionar për raportet e dyanshme për të ardhmen”.
Sipas Ilir Metës, Beogradi është faktor kyç në rajon, por edhe për Shqipërinë dhe shqiptarët, andaj me Beogradin gjithmonë duhet pasur kujdes dhe kultivuar marrëdhënie të mira. Ky diplomat, në vend që Beogradit t’i shtrojë kërkesa të qarta, sidomos për arsyet e mospranimit të pavarësisë së Kosovës, gjendjes së vështirë të shqiptarëve të Luginës dhe braktisjes së politikës diskriminuese ndaj tyre dhe plotësimin e kërkesave të tyre individuale e kolektive, ai kishte shfaqur qëndrime shumë të buta dhe moderne dhe kështu Beogradit, sikur nuk i kishte lënë kurrfarë mbresa.
Emocionet e Ilir Metës duhet të ishin më të theksuara ndaj Beogradit, për shkaqe të eksodit të fundit të bashkëkombësve të tij, të cilët vetëm për dy muajt e fundit kishin braktisur vendin rreth 10.000 shqiptarë. Qëndrimi i tij inferior, sidomos ndaj shtetit të Kosovës tregon qartë se politika e tij e jashtme është e dobët, jo e konsoliduar, e paaftë dhe defansive në metodë dhe strategji, sidomos karshi politikës shume ofensive, agresive dhe të pabesë serbe.
Nga vizita e tij në Beograd dhe Luginë u pa se diplomacia shqiptare vuan nga shkolla e vjetër e tipit monist inferior, servilizmit, përkuljes dhe zhvlerësimit, sidomos ndaj të huajve, veçmas ndaj diplomacisë serbe. Ndërsa, politika serbe nuk ka ndryshuar ndaj shqiptarëve dhe me besnikëri i përmbahen Planit të “Naçertanjes” së Çubrilloviqit të gjitha regjimet serbe.
Një skenarë të tillë politika serbe ia kishte përgatitur në Bujanoc duke e pritur Ilir Metën me valle dhe këngë shqiptare, kjo të përkujton pritjen dhe vajtjen e diktatorit shokut Tito, i cili sa herë që kalonte këtu pari dhe shkonte për në Shkup përcillej me valle dhe këngë popullore. Por, puna këtu nuk ishte për të vallëzuar e kënduar, por për të qarë e vajtuar, sepse popullata e Luginës sot është popullsia më e diskriminuara në këtë shtet të Evropës.
Ndërsa, pak ditë më herët nga Lugina kishin ikur hiq më pak se 10.000 shqiptarë për në shtetet e Evropës perëndimore, kurse Beogradi nuk kishte ndërmarrë asgjë në përmirësimin e kushteve të jetës së tyre. Ilir Meta duhej ta dinte se që nga viti 1999 nga Lugina janë larguar rreth 30.000 shqiptarë dhe kurrë nuk janë kthyer më. Ilir Meta duhet ta dinte se, sot Lugina është shndërruar në një zonë totale militariste dhe pasiguria për banorët e saj është fenomen i përditshëm.
Ky diplomat duhet të dinte, pse Lugina e Preshevës është rajoni më i pazhvilluar në Serbi? Pse ky popull është më i varfër dhe më i papunë në këtë shtet? Cilat janë shkaqet e vërteta të eksodit të tij nëpër vendet e Evropës perëndimore? Ilir Meta duhej të derdhte lot dhe t’i vinte keq për tragjedinë dhe gjendjen e mjerueshme të këtij populli dhe të kërkonte nga Beogradi përgjigjen për një gjendje të tillë!
Meqë, politika e jashtme shqiptare kishte prioritet kombëtar interesimin për bashkëkombëseve të vet jashtë kufijve administrativ, atëherë shtrohet pyetja, pse Ilir Meta nuk shkoi në Likovë dhe Kumanovë të Maqedonisë, këto vendbanime shqiptare, të cilët po përjetojnë po eksod të tillë dhe mjerim ekonomik dhe të njoftohet drejtpërdrejt me gjendjen e tyre reale?
Duhet përkujtuar Ilir Metës se Presheva deri në Likovë është jo më larg se 10 km, ndërsa Kumanova ka rreth 18 km! Janë një rajon me shumicë shqiptare, flasin një gjuhë, kanë një kulturë, zakone të përbashkëta, janë në farefisni të gjerë nga Bujanoci e deri në Shkup. Por, si duket Ilir Metës më shumë i kishte pëlqyer rakia “Shlivovica”, se sa të kalonte një natë me bashkëkombësit e vet në Luginë, apo Likovë e Kumanovë.
Përfundimisht, politika shqiptare, përkatësisht diplomacia e saj duhet të ndryshojë rrënjësisht, si në shkollën e saj, strategji, por edhe të freskohet me kuadro të reja, sepse vetëm kuadrot e reja në politikën shqiptare janë më të përgatitur që të përballen me sfidat kombëtare dhe rrjedhat e saj ndërkombëtare.
Andaj, zëvendësimi i diplomacisë miope e servile shqiptare me një politike autoktone shqiptare, të fortë, ofensive dhe aktive do të ishte më frytdhënëse dhe me perspektivë për të ardhmen e popullit shqiptarë.
(Kontakti: Fehmi.ramadani@hotmail.com)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohet arsyeja pse u anulua penalltia e Alvarezit kundër Real Madridit

Ancelotti flet për fitoren ndaj Atletico Madridit dhe penalltinë e diskutueshme të Alvarezit

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

Simeone ndihet krenar me skuadrën e tij, reagon edhe ndaj polemikave të penalltisë së Alvarez

Tërmeti më i fortë në 40 vjet godet Napolin, i gjithë qyteti zgjohet nga 'zhurma e madhe' para lëkundjes

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker