LAJMI I FUNDIT:

Emiratet e Bashkuara Arabe lehtësojnë ligjet rreth alkoolit dhe bashkëjetesës së çifteve të pamartuara

Emiratet e Bashkuara Arabe lehtësojnë ligjet rreth alkoolit dhe bashkëjetesës së çifteve të pamartuara

Emiratet e Bashkuara Arabe njoftuan të shtunën një “rregullim të madh” të ligjeve islamike të vendit, duke lejuar çiftet e pamartuara të bashkëjetojnë dhe të lehtësojnë kufizimet e alkoolit.

Sipas Al Jazeera, përcjell Telegrafi, vendi i Gjirit gjithashtu u përpoq të kriminalizonte të ashtuquajturat “vrasje nderi”, një zakon fisnor i kritikuar gjerësisht.

Qeveria tha se reformat ligjore ishin pjesë e përpjekjeve për të përmirësuar legjislacionin dhe klimën e investimeve në vend, si dhe për të konsoliduar “parimet e tolerancës”.


Ndryshimet përfshijnë heqjen e ndëshkimeve të konsumit të alkoolit, shitjeve dhe posedimit për ata 21 vjeç e lart.

Reformat ligjore u njoftuan në agjencinë shtetërore të lajmeve WAM dhe të detajuara në gazetën e lidhur me shtetin, The National.

Më parë, individët kishin nevojë për licencë për të blerë pije alkoolike, për të transportuar ose pirë alkool në shtëpitë e tyre.

Rregulli i ri me sa duket do të lejojë myslimanët të cilëve u është ndaluar marrja e licencës për të pirë pije alkoolike lirshëm.

Një ndryshim tjetër lejon “bashkëjetesën e çifteve të pamartuar”, e cila ka qenë prej kohësh një krim në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Qeveria gjithashtu vendosi të largojë ligjet që mbrojnë të ashtuquajturat “vrasje nderi”.

Dënimi për një krim të kryer për të zhdukur “turpin” e një gruaje për mosbindje ndaj rregullave fetare dhe kulturore tani do të jetë i njëjtë për çdo lloj sulmi tjetër.

Grupet e të drejtave të njeriut thonë se mijëra gra dhe vajza vriten në të gjithë Lindjen e Mesme dhe Azinë Jugore çdo vit nga anëtarët e familjes, të zemëruar “me dëmtimin e perceptuar të nderit të tyre”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Evropa
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Australia
Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Amerika
BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

Amerika
Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Amerika
Kalo në kategori