LAJMI I FUNDIT:

Elshani: Do t’i arrestojmë përgjegjësit

Elshani: Do t’i arrestojmë përgjegjësit

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Veton Elshani ka deklaruar për mediat serbe se policia në mënyrë intensive është duke i hetuar të gjitha incidentet që në ditët e fundit kanë ndodhur në pjesën veriore të Mitrovicës.

Ai ka thënë se “do të bëhet çdo gjë që të arrestohen personat përgjegjës për incidentet e shkaktuara”.

"Do t’i hetojmë të gjitha incidentet që kanë ndodhur dhe do të përpiqemi që njerëzit përgjegjës për dhunë të përfundojnë në burg. E dimë se çfarë është situata në veri të Kosovës, andaj jemi shumë të kujdesshëm”, ka thënë Elshani. /Telegrafi/