Ekspozimi anatomik i një kali me kalorësin po tërheq këto ditë vëmendjen e njerëzve në New York. Vepra e quajtur “Kalë që galopon me kalorësin” është vendosur në Times Square për t’u parë nga publiku.
Mjeku dhe anatomisti gjerman Gunther von Hagens është autori i statujës. Ajo bën pjesë në grupin e ekspozitës së trupave “Body Worlds” (“Botë trupash”) që janë përherë të pranishme në Galerinë Lindore të Times Square.
“U deshën tre vjet dhe rreth 20 njerëz për fragmentimin e trupave. Kjo është vepra ime më e madhe dhe jam i lumtur që kjo shënon edhe fillimin e një mjedisi të përhershëm për ‘Botën e trupave’”, ka deklaruar autori.
Von Hagens e krijoi skulpturën “Kalë që galopon me kalorësin” përmes procesit të plastinimit, një metodë që ai e zbuloi për herë të parë në vitin 1977. Ajo zëvendëson lëngjet dhe dhjamet e trupit me material plastik. Plastinimi lejon vendosjen e materialit plastik në pozicione të ndryshme të trupave. Anatomisti e mori frymëzimin për veprën e tij nga skulptura e papërfunduar në bronz e Leonardo Da Vincit.
“Jam ende duke studiuar për teknikën e plastinimit. Tani nuk jam duke punuar për një vepër tjetër. Kjo është e fundit. Tani i kam dhënë rol udhëheqës në këtë punë djalit tim, me objektiv paraqitjen në ekspozita. Vetë jam duke zhvilluar kërkime të mëtejshme në teknikën e plastinimin për universitetet dhe për t’ua mësuar më mirë studentëve”, ka thënë ai.
Ekspozimi, që paraqet strukturën anatomike të kafshës dhe njeriut, i ka lënë pa mend shikuesit. “Të shohësh strukturën anatomike të trupit njerëzor, fragmentimin e pjesëve të ndryshme të trupit është diçka e jashtëzakonshme. Dhe të gjitha këto i sheh në pozicion lëvizjeje, një gjë shumë e bukur. Kjo është edhe një mënyrë për t’i mësuar fëmijëve anatominë, pa ndier frikë”.
Nga të gjitha punimet që ka bërë deri më sot me teknikën e plastinimit, “Kalë që galopon me kalorësin” është vepra më e njohur e Von Hagensit. Ajo do të mbetet një burim magjepsjeje për spektatorët e eskpozicionit “Botë trupash”, që i bën një paraqitje të hollësishme strukturës anatomike trupit të njerëzve edhe pjesëve të tij. /VoA/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës