LAJMI I FUNDIT:

Ekspozita “Peja e shekullit XX dhe XXI” – krahasimi i pamjeve të njëjta në dy kohë të ndryshme

Ekspozita “Peja e shekullit XX dhe XXI” – krahasimi i pamjeve të njëjta në dy kohë të ndryshme

Pamjet që janë të vjetra deri në 100 vite, janë bërë bashkë me pamje të tanishme të qytetit.

Fotografi Valon Begolli do të shpalos për publikun arkivin e tij, së bashku me fotografitë që janë të bëra më pas nga po i njëjti këndvështrim.

Objekte dhe panorama që janë fotografuar në fillim të shekullit të kaluar, do të ekspozohen bashkë me pamjen e tanishme të të njëjtit vend.

“Peja e shekullit XX dhe XXI”, që është realizuar në bashkëpunim me Qendrën Kulturore Turke “Yunus Emre”, do të hapet në Galerinë e Arteve në Pejë, më 18 prill në orën 18:00. /Telegrafi/