Sipas të dhënave të Asamblesë së Eksportuesve të Turqisë (TIM) në shkurt 2017 eksportet e Turqisë janë rritur me 5,1 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Asambleja e Eksportuesve të Turqisë (TIM) ka publikuar të dhënat e eksportit për muajin shkurt.


Sipas shifrave në fjalë, në shkurt 2017 eksportet u realizuan në vlerën e 11 miliardë e 296 milionë dollarëve.

Krahasuar me shkurtin e 2016-s eksportet u rritën me 5,1 për qind.

Ndërsa rritja vjetore e eksporteve me 2,6 për qind bëri që eksportet të arrijnë vlerën e 143,2 miliardë dollarë (sipas llogaritjes vjetore).

Ndikimi më i dukshëm në rritjen e eksporteve ka qenë ai i sektorit të ullirit dhe vajit të ullirit, me një rritje prej 82,3 për qind, i ndjekur nga sektori i argjendarisë me 64 për qind.

Sektorët që kanë realizuar më shumë rritje të eksporteve duke marrë për bazë vlerën e dy muajve të parë të vitit ishin sektori automobilistik, ai i lëndëve dhe produkteve kimike bashkë me sektorin e çelikut.

Vendet me të cilat është bërë më shumë eksport në muajin shkurt 2017 janë respektivisht: Kina, Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Kurse Sakarya është provinca që i ka rritur më shpejt eksportet, me një rritje prej 167 për qind.

Presidenti i Asamblesë së Eksportuesve të Turqisë (TIM), Mehmet Byjykekshi (Mehmet Büyükekşi) tha se pritshmëritë janë që rritja e eksporteve të vazhdojë edhe në muajin mars. /Telegrafi/