LAJMI I FUNDIT:

Ekspertja e sigurisë tregon si duhet të menaxhohen vërshimet, thotë se nuk është praktikë e mirë të thirret FSK-ja për emergjenca civile

Ekspertja e sigurisë tregon si duhet të menaxhohen vërshimet, thotë se nuk është praktikë e mirë të thirret FSK-ja për emergjenca civile

Ekspertja e fushës e sigurisë dhe inteligjencës, Besa Kabashi-Ramaj ka thënë se vërshimet që kanë bërë dëme të shumta janë dëshmi se Kosova kërcënohet më së shumti nga katastrofat natyrore sa i përket sigurisë kombëtare.

Përmes një postimi në Facebook, ajo u shpreh se Forca e Sigurisë së Kosovës është instrumenti i fundit që duhet të mobilizohet kur ka raste të vërshimeve, për shkak se edhe është mundësi e kushtueshme, por edhe tregon se nuk ka institucione tjetër për tu përgjigjur emergjencave civile.

Ajo ka bërë të ditur edhe disa nga fazat që duhet të ndiqen për menaxhimin e vërshimeve.


Postimi i plotë:

…në pragun e zgjedhjeve të Shkurtit, edhe një fatkeqësi natyrore, në vargun e rikujtimeve më të dhimbshme, në formën më të hidhun, se Kosovës i nevojitet prioritizu fusha e sigurisë.

Fakti që vërshimet janë duke bërë dëme të jashtëzakonshme materiale, duke rreziku edhe jetën e qytetarëve e duke rreziku infrastrukturen kritike, është dëshmi e çartë e asaj se për Kosovën, një ndër kërcënimet më serioze për siguri kombëtare janë katastrofat natyrore, duke dëshmu se siguria për qytetarët e Kosovës, si në mbarë botën, duhet kuptu më gjërë.

Megjithatë, përgjigja institucionale ndaj vërshimeve, vazhdon me qenë, edhe pse qëllim mirë dhe vetëmohuese, jo adekuate për të adresu rrezikun që vërshimet paraqesin. Kosovës vazhdon me i mungu një sistem efikas i menaxhimit të emergjencave. Nuk është praktikë e mirë e as e lirë që në emergjenca civile gjithnjë të thirrim FSK-në. Ushtria është instrumenti i fundit që duhet mobilizu, e ne e përdorim si të parin në shumicën e rasteve të emergjencave civile. Ky opcion është shumë i kushtueshëm, dhe tregon se nuk ke ndonje institucion tjetër kredibil për të ju përgjigjur emergjencave civile, rrjedhimisht se ke fare të zhvilluar aparatin shtetëror/sistemin për menaxhim të emergjencave civile.

Menaxhimi i vërshimeve duhet patjetër të ketë këto faza:

  1. Mbrojtja nga vërshimet (pjesë e menaxhimit të rrezikut nga vërshimet)– parandalimi, përgatitja dhe planifikimi.
  2. Vlerësimi i dëmit nga vërshimet, impakti dhe dobësitë.
  3. Rekuperimi dhe rimëkëmbja nga vërshimet.
  4. Adaptimi i rrezikshmërisë nga vërshimet dhe transformimi (Nuk guxon që çdo emergjencë civile të kaloj, e të jemi prap në pikën zero, pa mësuar asgjë nga eksperienca e hidhur e pa avancu sistemin si rrjedhojë).

Me shumë rëndësi është që të analizohen çartë efektet “cascade”/anësore të vërshimeve, duke përfshi dëmet në infrastrukturë kritike (urat, pendat, shërbimet energjetike), të cilët krijojnë efekt negative domino në sigurinë kombëtare dhe të qytetarëve.

Sa fatkeqësi natyrore duhet të ndodhin? Sa duhet rrënu infrastruktura kritike? Sa jetra njerëzish duhet të humbin që lideret politik të kuptojnë që me privilegjin e të qenit i zgjedhur politik vjen edhe përgjegjësia për jetën e njerëzve që përfaqëson? Edhe sa fatkeqësi duhet të ndodhin që ne të kuptojmë që nuk guxojmë të votojmë verbësisht, pa kërku dëshmi se pretendetët për pozita publike e njohin shumë mirë situatën në vend, nevojat që ne si qytetarë kemi dhe formën se si do ti adresojnë këto nevoja. /Telegrafi/