Operacione dhe ndërhyrje me metodologjinë më të re në Kardiokirugji dhe Kardiologji, trajtime profesionale për Pediatrinë dhe shërbime të shpejta dhe me standardet më të larta, do të ketë shumë shpejt edhe në Kosovë, me ndihmën e ekspertëve kroatë të shëndetësisë.
Kështu thuhet në një komunikatë për media të Ministrisë së Shëndetësisë.
Pas takimit me ministrin kroat të shëndetësisë dhe udhëheqësit e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore kroate, ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, së bashku me drejtorin e SHSKUK-së, Basri Sejdiun, kanë vizituar sot Qendrën Klinike Universitare të Rebros.
Në takimin me drejtorin e kësaj qendre, Ante Çorusic, Ismaili kërkoi që të krijohen më shumë ura bashkëpunimi në mes të dy qendrave klinike universitare. Specifikisht, të shtohet ndihma mjekësore kroate, si një vend me mjekësi të zhvilluar për Kosovën.
“Si një shtet mik, edhe kësaj radhe kemi trokitur në derën tuaj që të forcojmë bashkëpunimin tonë. Të kemi më shumë shkëmbime profesionale, trajnime të profesionistëve tanë shëndetësor”, tha ministri Ismaili.
Në anën tjetër, drejtori i Klinikës Universitare të Rebros, Ante Çorusic, tha se ata do të jenë gjithmonë në gatishmëri për të mbështetur personelin mjekësorë dhe pacientët kosovarë në të gjitha format e kërkuara.
Pas këtij takimi, ministri Ismaili vizitoi disa prej klinikave më të rëndësishme të kësaj qendre, si Emergjencën, Pediatrinë, Kardiokirurgjinë dhe Kardiologjinë, ku u njoftua me praktikat e punës në këto klinika.
Bashkë me drejtorët e këtyre klinikave, u pajtuan që në javët në vijim të konkretizohet bashkëpunimi me marrëveshje konkrete, përmes së cilës do të përfitonin më së shumti personeli mjekësor dhe pacientët kosovarë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Raporti 24-orësh i policisë: Arrestime dhe incidente në rajonin e Prishtinës

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Moti në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë