Me vendimin antishtetëror dhe antikushtetues presidentit Ivanov ka shkelur në mënyrë flagrante kushtetutën dhe të gjitha ligjet pozitive të vendit. Kjo sipas ekspertëve përbën mundësi dhe arsye të fuqishme që kryetari i Kuvendit Trajko Veljanovski të thërras seancë të jashtëzakonshme edhe pse tashmë kuvendi është shpërbërë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Kështu vlerëson eksperti juridik Osman Kadriu. Madje sipas tij nëse nuk thirret një seancë e jashtëzakonshme e kuvendit kriza do të përshkallëzohet.
“Situata e krijuar e jashtëzakonshme, pas një veprimi skandaloz, me një akti juridik dhe politik të presidentit të shtetit me të cilën është cenuar, është shkelur rendi juridik dhe kushtetues i vendit, akt i cili ka atributet e një akti anti-shtetëror. Pasi ky akt ushtrohet nga presidenti i shtetit, kurse ai mban përgjegjësi politike, kurse përgjegjësia politike është në kompetencë të kuvendit, kjo situatë i imponon kryetarit të kuvendit por edhe të gjithë deputetëve pasi janë përgjegjës në qoftë se nuk thirret seanca dhe nuk vendoset pika e përgjegjësisë së kryetarit të shtetit”, tha për Alsat-M, Osman Kadriu, profesor.
Ndërkohë avokati Dragan Malinovski thotë se vendimi i presidentit Ivanov nuk është asgjë tjetër përveç se një goditje e fuqishme ndaj së drejtës dhe proceseve demokratike në Maqedoni.
“Presidenti nuk mund të shqiptojë kështu falje masive pasi kjo në fakt po kthehet në një amnisti, që në fakt është nën kompetenca të Kuvendit, por ja edhe nëse e quajmë këtë si një falje këtu kemi një shkelje dramatike të vetë ligjit për falje pasi kur të shihni vendimin për falje mund të shihni se ai thirret në nenin 11 të ligjit të vjetër të vitit 1993 i cili është jashtë përdorimit pasi vendimi i Gjykatës Kushtetuese e cila u miratua kohë më parë në fakt nuk e ripërtriti këtë nen 11”, deklaroi Dragan Malinovski, profesor.
Kadriu dhe Malinovski thonë se në bazë të Kushtetutës së Maqedonisë, Kuvendi duhet të ngre procedurë për përgjegjësinë politike të kryetarit, kurse për të qenë ky akt legjitim duhet të votojnë 2/3 e deputetëve, nga gjithsej 123 deputetët ‘pro’ të votojnë 82 prej tyre. Më pas vendimi për përgjegjësinë politike duhet t’i dërgohet Gjykatës Kushtetuese e cila njëjtë me 2/3 e votave duhet të vërtetojë përgjegjësinë e më pas me fuqinë kushtetuese vërtetohet pushimi i funksionit të presidentit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

KQZ: Shpallja e rezultateve përfundimtare më së largu deri më 5 mars

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri