LAJMI I FUNDIT:

Ekskluzive – Berisha: Nuk kemi probleme në klub

Ekskluzive –  Berisha: Nuk kemi probleme në klub

Basketbollisti i Sigal Prishtinës, Dardan Berisha, ka mohuar kategorikisht lajmin se ky i fundit është përplasur me bashkëlojtarët e tij pas humbjes kundër Pejës në palestrën Karagaçi ditë më parë.

Sigal Prishtina u mposht nga Peja me rezultat 80-66, në një ndeshje ku asgjë nuk i shkoi mirë bardhekaltërve, dhe portalet kanë raportuar pas ndeshjes se Dardan Berisha ishte përfshirë në një përplasje verbale me bashkëlojtarët e tij.

Sipas spekulimeve, e gjitha filloi me një qortim që ai i bëri basketbollistit të akademisë prishtinase, Fisnik Rugovës, teksa më pas pasoi ndërhyrja e bashkëlojtarëve të tjerë me të cilët Berisha u përplas verbalisht.

Sidoqoftë, Dardan Berisha ka folur ekskluzivisht për Telegrafin duke e sqaruar mirë këtë punë.


“Nuk ka kurrfarë problemi, kemi pasur një diskutim gjatë lojës që është shumë normal, ndërsa pas lojës gjithçka ka shkuar si zakonisht”, sqaroi Dardani fillimisht për Telegrafin.

“Ndërsa të premten kundër Kastriotit kam munguar për shkak të vdekjes së xhaxhait tim, e kjo nuk ka pasur të bëjë me kurrfarë problemi në skuadër. Sot do të paraqitem në ndeshjen kundër Trepçës edhe pse po kaloj kohë të vështirë për momentin, si unë ashtu edhe familja ime”, ka theksuar Berisha.

“Mua po më vjen keq edhe turp për njerëzit që merren me sport e shkruajnë kësi gënjeshtra për mua. Këta njerëz nuk kanë lidhje me sport, e aq më pak kanë edhe moral. Ata janë të pafytyrë dhe vetëm në kësi mënyra dëshirojnë që të lexohen apo të dalin në ‘skenë’”, ka kritikuar ashpër Berisha.

Sot me fillim nga ora 17:15 në Palestrën e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë zhvillohet gjysmëfinalja tjetër e play-offit ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Trepçës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Liga e Kampionëve
U turpëruan në Ligën e Kampionëve, Guardiola 'ka vendosur të largojë tetë lojtarë' nga Man City

U turpëruan në Ligën e Kampionëve, Guardiola 'ka vendosur të largojë tetë lojtarë' nga Man City

Premier League
Kompany tenton transferim shokues te Bayerni për sezonin e ri

Kompany tenton transferim shokues te Bayerni për sezonin e ri

Bundesliga
Si performuan kandidatët që janë të lidhur me futbollin në zgjedhjet parlamentare

Si performuan kandidatët që janë të lidhur me futbollin në zgjedhjet parlamentare

Kosovë
Një gjyqtar ka zbuluar se ka favorizuar Messin pas 'marrëveshjes me 12 fjalë gjatë një ndeshje'

Një gjyqtar ka zbuluar se ka favorizuar Messin pas 'marrëveshjes me 12 fjalë gjatë një ndeshje'

Përfaqësueset
Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori