LAJMI I FUNDIT:

Ekonomia gjermane jep shenja të rimëkëmbjes

Ekonomia gjermane jep shenja të rimëkëmbjes

Kërkesa e konsumatorëve ka ndihmuar rritjen e ekonomisë gjermane, pas lehtësimit të masave mbyllëse prej coronavirusit. Shpenzimet e larta publike, ndërkohë, kanë hapur një vrimë në shifrat e shpenzimeve shtetërore.

Ekonomia gjermane u rrit me 1.6% në tremujorin e dytë të 2021, falë kryesisht shpenzimeve të konsumatorëve të brendshëm, pas lehtësimit në pranverë të masave mbyllëse për shkak të coronavirusit.

Rritja ka ndihmuar ekonominë e Gjermanisë të dalë nga një nivel i ulët ekonomik, pas tkurrjes në fillim të vitit.


Ndërkohë, shpenzimet e shtetërore u rritën, pasi si qeveritë e landeve, ashtu edhe qeveria federale e organizmat lokale morën mbi vete pjesën më të madhe të barrës ekonomike të pandemisë. Çfarë tregojnë shifrat?

Kriza kishte nxitur një rënie të performancës ekonomike në masën prej minus 2% për tremujorin e parë të vitit 2021.

Produkti i Brendshëm Bruto u rrit

Ndërsa të martën, Zyra Federale e Statistikave publikoi se Produkti i Brendshëm Bruto u rrit me 1.6% midis prillit dhe qershorit, në krahasim me tremujorin e mëparshëm.

Me zbutjen graduale të masave mbyllëse në pranverë, shpenzimet e konsumit përfundimtar në tremujorin e dytë të 2021 u rritën ndjeshëm në krahasim me fillimin e vitit.

Dy faktorë kryesorë ndihmuan në nxitjen e rimëkëmbjes së ekonomisë. Shpenzimet e konsumit të familjeve u rritën me 3.2% në tremujorin e parë, ndërsa një masë e shpenzimeve të qeverisë u rrit me 1.8%.

Efektet e pandemisë megjithatë ende janë të dukshme. Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2019 – tremujorin para fillimit të krizës së koronavirusit – PBB është 3.3% më i ulët.

‘Ana e errët’ e rimëkëmbjes ekonomike

Shpenzimet publike për të zbutur pasojat ekonomike të krizës lanë një vrimë prej 80.9 miliardë eurosh në financat publike për gjysmën e parë të vitit 2021.

Kjo shumë i përgjigjet një deficiti të sektorit publik prej 4.7% të PBB – më i madhi në 26 vitet e fundit.

Kryekonomisti i bankës ING, Carsten Brzeski, i tha agjencisë së lajmeve DPA se ai e shihte deficitin e madh publik si “anën e errët të rimëkëmbjes së shpejtë ekonomike”.

“Meqenëse është shteti që mban pjesën më të madhe të dëmit ekonomik të shkaktuar nga pandemia, ekonomia do të jetë kthyer në nivelet e para krizës deri në fund të vitit,” tha ekonomisti.

“Por buxheti i shtetit do të vazhdojë të jetë i ngarkuar,” tha ai. /deutschewelle/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Ibrahimi kërkon ndërhyrje urgjente nga Qeveria: Komunat rrezikojnë kolapsin financiar gjatë 2025-ës

Ibrahimi kërkon ndërhyrje urgjente nga Qeveria: Komunat rrezikojnë kolapsin financiar gjatë 2025-ës

Ekonomi
Reagon Murati: Janë dorëzuar mbi 23 mijë lëndë përmbarimore kundër komunave

Reagon Murati: Janë dorëzuar mbi 23 mijë lëndë përmbarimore kundër komunave

Ekonomi
Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Ekonomi
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

Ekonomi
Nga kërkimi në sukses - Telegrafi Jobs!

Nga kërkimi në sukses - Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Kalo në kategori