Gjendja ekonomike e popullatës ruse keqësohet gjithnjë e më shumë. Por Putini dhe mediet e tij nuk kanë drojë që të pohojnë se pa të gjithçka do të ishte shumë më e keqe.
Ndërtimi i kështjellave të fantazisë nuk kushton gjë. Por mirëmbajtja e tyre mund të kushtojë para. Presidenti Vladimir Putin, premton pas rizgjedhjes së tij të pritshme si President më shumë para për arsimin dhe shëndetësinë, paga më të larta, rritje ekonomike, një luftë më konsekuente kundër korrupsionit, siguri juridike, një infrastrukturë më të mirë – shkurt: deklaron të gjitha ato që premtoi edhe në zgjedhjet e fundit, por të cilat mjerisht nuk i respektoi. Në intervista dhe në konferenca vjetore shtypi ai premton sërish qumësht dallëndyshesh. Por a do të ndryshojë gjë pas rizgjedhjes së tij?
Me siguri që jo. “Ta shtyjmë si të mundemi”, do të vazhdojë, një zhvillim që i kushton miliona shtetit. Reformat e ekonomisë së tregut mbeten ëndrra. Në të vërtetë ‘risovjetizimi’, shtetëzimi i ekonomisë vazhdon. Tri të katërtat e Produktit të Brendshëm Bruto të Rusisë e gjenerojnë firma, të cilat ndodhen nën kontroll shtetëror – tendenca në rritje. Mungesa e efikasitetit, burokracia e gjithanshme, mungesa e konkurrencës janë pasojat. Veçanërisht mirë këtë mund ta kuptosh po të vështrosh sektorin bankar. Ndërkohë, në shumë institute financiare fjalën e fundit e ka banka qendrore. Kur bankat punojnë keq, ato i drejtohen bankës qendrore, e cila vazhdon t’i financojë: gjithnjë në kurriz të taksapaguesit. Shembull tjetër: degë ekonomie, të cilat shteti i ka kategorizuar se janë kaq të rëndësishme, sa këtu nuk lejohet të angazhohen të huajt. Kush mund të habitet, që firmat e huaja i kthejnë kurrizin tregut rus në një numër gjithnjë e më të madh? Edhe nëse shoqatat lobiste si dhomat e tregtisë së jashtme preferojnë të skicojnë një pamje tjetër.
Rritja ekonomike e Rusisë ka vite që është e dobët. De facto ekonomia ndodhet në stagnacion që prej vitit 2013. Vrull i ri mund të vijë në treg vetëm nëse shteti do të lejonte më shumë konkurrencë, do të luftonte burokracinë dhe korrupsionin dhe nëse gjykatat do ta bënin punën pa ndikim nga jashtë. Edhe këto janë ëndrra. Sepse të gjitha këto do të rrezikonin pushtetin e Putinit. Në fund të fundit janë shumë nga ata që e shoqërojnë në rrugën politike, shokët e tij dhe mbështetësit, të cilët e kanë kthyer shtetin në pre.
Popullariteti i një Aleksej Navalni te rusët e rinj buron para së gjithash nga rrethana se ai e dënon publikisht dhe pa frikë korrupsionin e klasës politike. Por për të mbetur tek e vërteta: Navalni me narcizmin e tij, madje ngritjen në piedestal të vetes është gjithçka tjetër por jo alternativë ndaj qeverisë aktuale. Dënimi i korrupsionit nuk mjafton si program ekonomik. Një gjë politikani i opozitës megjithatë e arriti: tek shumë nxënës dhe studentë nuk konsiderohet më në modë që të korruptohesh.
Si rezultat, në 18 mars rusët do të rizgjedhin Putinin, megjithëse prej vitesh pagat reale janë në rënie, çmimet e ushqimeve rriten dhe aktualisht nuk duket në horizont ndonjë përmirësim i gjendjes. Pse? Sepse mediet e drejtuara nga shteti u mbushin mendjen njerëzve që në zgjedhjet e ardhshme ‘presidenciale’ alternativa e vetme është ‘Putin ose kaos’. Ata zgjojnë frikëra se situata mund të bëhet kaq e keqe sa në vitet 1990. Dhe kështu, televizori në dhomën e ndenjjes mund frigoriferin gjithnjë e më të zbrazët në kuzhinë. Por dikur frigoriferi do të kundërgodas. /DW
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![ZRRE: Çdo deklaratë për rritjen e tarifave të energjisë elektrike aktualisht është i pavërtetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/01/rryma-zrre-tlg-780x439.png)
ZRRE: Çdo deklaratë për rritjen e tarifave të energjisë elektrike aktualisht është i pavërtetë
![Thuaj tungjatjeta lagjës tënde të re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/f1309527-e577-4288-a563-50c1d2040ec2-780x439.jpg)
Thuaj tungjatjeta lagjës tënde të re
![Kërkohet shtrenjtimi i energjisë elektrike në Kosovë, rreth 35 për qind](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/energy_price_tlg-780x439-1.jpg)
Kërkohet shtrenjtimi i energjisë elektrike në Kosovë, rreth 35 për qind
![Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/464408704_1096434705819531_7403589985668742867_n-1-1-1-780x439.jpg)
Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport
![Dashuria lëviz botën, IP Petrol lëviz makinën tuaj!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/54b2311b-022b-4cdc-870c-c60023986cf7-780x439.jpg)
Dashuria lëviz botën, IP Petrol lëviz makinën tuaj!
![Cilin market në Ferizaj po e preferojnë qytetarët!?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Baneri.png)
Cilin market në Ferizaj po e preferojnë qytetarët!?
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-3-780x439.jpg)
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
![“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nico-paz-780x439.png)
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
![Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/flick-slot-780x439.png)
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/scholz-merz-780x439.jpg)
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Shtëpia e Bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-netanyahu-press-conference-e1738879536399-780x439.jpg)
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër