LAJMI I FUNDIT:

Efektet e agrumeve te njeriut

Efektet e agrumeve te njeriut

Sezoni i vjeshtës nuk mund të kuptohet pa rrufën, gripin, të teshtiturat. Por një pjesë e madhe e njerëzve beson se viruset gripale të zakonshme për stinën e vjeshtës mund të luftohen shumë lehtë me një lëng portokalli apo me konsumimin e agrumeve.

Por nuk ka ‘gënjeshtër’ më të madhe se kjo. Gripi dhe rrufa nuk mund të parandalohen apo luftohet me agrume dhe fruta. Konsumimi i tyre nuk ndihmon në parandalimin e këtyre viruseve apo sëmundjeve që mund të vijnë si pasojë e tyre. Shpesh mund të dëgjoni se vitamina C që gjendet te portokalli apo limoni forcon aktivitetin e sistemit imunitar si dhe rrit fuqinë e rruazave të bardha, ‘mbrojtësit’ e organizmit tonë.

Gripi nuk shkaktohet nga të ftohtit, megjithëse edhe ai ka ndikimin e tij. Në fakt, viruset gripale sulmojnë kur lëvizja e temperaturave dhe të ftohtit ulin mbrojtjen e organizmit. Rrufa është një ‘sëmundje’ banale, por për fat të keq është ngjitëse dhe e bezdisshme. Një këshillë e vogël për momentin e parë kur vëreni se po ju zë gripi apo rrufa është të zieni një grusht kripe në ujë. Pasi të jetë ftohur thithni ujin e kripur me hundë, të paktën deri sa t’ju dalin lot nga sytë, dhe brenda një dite do të ndjeheni shumë mirë dhe do të shpëtoni nga rrufa.

Por kur ju ka zënë rrufa dhe nuk po ju largohet atëherë duhet të merrni të tjera masa. Ambienti në dhomën tuaj të gjumit nuk duhet të jetë shumë i lagësht. Natën flini përmbys, pasi ky është një pozicion që lehtëson shumë frymëmarrjen. Nëse pini duhan gjatë kësaj periudhe duhet ta ndaloni dhe mos abuzoni me ilaçe, pasi gripi dhe rrufa do të kalojë.


Por cilat janë të vërtetat dhe gënjeshtrat e ‘agrumeve’ dhe efekteve të tyre në organizmin tonë?

1. Shpesh thonë se ata që pinë duhan duhet të marrin dyfishin e vitaminave C krahasuar me dikë që nuk pi duhan dhe se dy kokrra portokalli në ditë mund të pakësojnë nivelin e nikotinës. Kjo është e vërtetë. Portokalli ka një efekt pozitiv në sistemin e qarkullimit të gjakut, në lëngun e tij gjenden substanca që veprojnë mbi muret e arterieve duke kundërvepruar mbi formimin e pllakave arterosklerotike.

2. Portokalli mund të luftojë aneminë falë përmbajtjes së lartë të hekurit si dhe antocianinës, substancë që parandalon degradimin e qelizave anti-tumorale.

3. Është e vërtetë që Vitamina C gjendet edhe në ushqime të tjera por nuk është e vërtetë që agrumet i ruajnë cilësitë e tyre për shumë kohë. Ndaj është më mirë që ato t’i blini në sasi të vogla dhe t’i konsumoni ato brenda pak ditësh.

4. Lëngu industrial i frutave kurrë nuk ka aq shumë vitamina krahasuar me frutat e shtrydhura vetë. Vitaminat kanë një karakteristikë që prishen shumë lehtë nga drita dhe ajri si dhe të shkatërrohen me kalimin e kohës. Dihet që proceset industrialë, sado të kontrolluar dhe perfektë që të jenë, zgjasin shumë në kohë. Pa marrë parasysh dy efektet e tjera.

5. Nuk është e vërtetë që konsumi i agrumeve nuk ka kundërveprime te të sëmurët nga shqetësime gastrite, si ulcera, djegie të stomakut apo gastrit. Substancat acide provokojnë një irritim të mëtejshëm të mukozës së stomakut, ndaj këshillohet që agrumet të konsumohen me stomakun plot apo lëngun e shtrydhur të frutave ta shoqëroni me një copë buke.

6. Vetëm hardhia përmirëson efektin e shumë medikamenteve falë narigenës, një substancë e veçantë që ndikon pozitivisht në organizëm. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori