Edicioni i ri në Superligën e basketbollit pritet të jetë shumë interesant
Edicioni i ri në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll po pritet me interesim të madh. Ky edicion do të fillojë më herët për shkak të pjesëmarrjes së skuadrave kosovare në garat ndërkombëtare.
Kjo ka bërë që të gjitha skuadrat e elitës të fillojnë përgatitjet në fillim të muajit gusht dhe janë gati për edicionin e ri.
Të gjitha skuadrat janë duke zhvilluar ndeshje miqësore, ndërsa garat e elitës do të fillojnë në fundjavën e ardhshme (10-11 shtator).
Çdo xhiro do të ketë derbi, kurse këtë edicion Vëllaznimi është inkuadruar në elitë, në vend të Dritës dhe interesimi në Gjakovë është i madh për basketboll, ashtu siç është edhe në Prishtinë, Pejë, Prizren, Mitrovicë, Therandë dhe Rahovec.
Golden Eagle Ylli si kampion do të marrë pjesë në kualifikimet e Ligës së Kampionëve dhe nëse dështon në këtë garë, do të jetë në grupet e FIBA Europe Cup. Në garën e fundit, në kualifikime do të garojnë Trepça dhe Sigal Prishtina. Mitrovicasit pikërisht do të jenë mikpritës të grupit kualifikues më 27-30 shtator, kurse bardhekaltrit nëse nuk arrijnë të jenë në grupet e FIBA Europe Cup, do të garojnë në Ligën ENBL, për herë të parë në këtë garë. Po ashtu skuadrat kanë shprehur interesim edhe për Ligën Ballkanike.
Transferimet gjatë afatit kalimtar ‘kanë ndezur’ edhe më shumë rivalitetin në basketbollin e Kosovës.
Dardan Berisha te Sigal Prishtina, Rodney Purvis dhe Arti Hajdari te Peja, Erjon Kastrati e Mikaile Tmusiq te Trepça, Malcolm Armstead te Golden Eagle Ylli, Meriton Ismaili te Ponte Prizreni dhe Fisnik Rugova e Altin Morina te Bashkimi, si dhe Vëllaznimi e Rahoveci me transferime vendore e të huaj, kanë bërë që të rritet interesimi për edicionin e ri, ndërsa shikuesit po e presim me padurim një super edicion dhe një super garë në elitë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Barcelona këmbëngul për ‘klauzolë anti-saudite’ të paprecedentë në kontratat e reja të dy lojtarëve
Ronaldo thotë se Man City do të ketë ‘frikë’ nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve
Milani rrit sërish ofertën për Gimenez – zbulohen detajet
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Barcelona këmbëngul për 'klauzolë anti-saudite' të paprecedentë në kontratat e reja të dy lojtarëve
Konfirmohen datat për dy ndeshjet mes Real Madridit dhe Manchester Cityt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve