LAJMI I FUNDIT:

Edicioni i 40-të i Akademisë Evropiane të Arteve

Edicioni i 40-të i Akademisë Evropiane të Arteve

Si çdo vjet, edhe këtë vit më 21 maj, Akademia Evropiane e Arteve me seli në Luksemburg, organizon sallonin e dyzetë me karakter ndërkombëtar, në të cilin pjesëmarrës janë edhe disa artistë nga Kosova dhe Shqipëria. Qëllimi kryesor dhe esencial i këtij tubimi është prezantimi i vlerave artistike duke u nisur nga artet figurative, letërsia, etj. Ndërkaq, këtë vit do të prezantohen 21 artist: gjashtë poet me njëzetepesë poezi, dhjetë piktorë me tridhjetenjë vepra nga artet pamore dhe pesë artist me fotografi artistike, që kryesisht janë 71 vepra.

Ilir Muharremi

Ky seksion është themeluar në vitin 2002, dhe që të do të thotë se çdo vit janë prezantuar artistë shqiptar nga salloni në sallon me vepra shumë të suksesshme të cilët edhe janë vlerësuar me çmime të larta nga A.E.A, duke u nisur nga Dritëro Agolli, Sabit Rrustemi, Ali Podrimja, Bastri Çapriqi, Abdulla Tafa, Lekë Rrotani, Bruno Mema, Gëzim Llalla, Gani Gashi, Hajrush Fazliu, Majlinda Kelmendi, Skender Lajqi, Fehmi Telaku, Kadri Neziri, Jetullah Haliti etj.

Ndërkaq, piktori Jetullah Haliti i cili një herë sh është edhe në kryesi të këtij seksioni, shprehet i lumtur me pjesëmarrjen e artistë ve kosovar si dhe atyre të huaj. Haliti ka pas rast të prezantohet punimet e tija, dhe sa herë që është prezantuar ka tërhequr vëmendje të shumë kritikë ve të artit, madje edhe artistë t e tjerë kosovar kanë zgjuar një kureshtje të madhe tek artdashësit e huaj. Vitin e kaluar artisti Haliti është dekoruar me pllakë të nderit. Haliti në këtë edicion është prezantuar me dy fotografi, njërën e ka realizuar në Tiranë, kurse tjetrën në Kosovë, konkretisht në Prishtinë. Të dy punimet ai i ka titulluar “Lypësi”, dhe lypësi i Prishtinës, nuk është enigmatik për ata qytetar të cilët jetojnë mu në këtë vend. Bëhet fjalë për një lypës i cili në qendër të qytetit, me orë të tëra zë pozicion në një vend, fokuson shikimin në një pikë dhe zhytet i tëri pas një bote të pa kuptuar. Eti në formën artistike ka zënë pozitën e tij të ulur, i cili ka një shikim të ftohët, drejt e në tokë, graviteti bëhet armiku dhe miku i tij kryesor për kohën e cila vazhdon të kalojë, sa do që ngjitet lartë prapë je i tërhequr nga graviteti. Kurse lypësi tjetër, endet nëpër rrugët e Durrësit, me një batanije të bardh në dorë dhe me një kapelë të shqyer. Artisti Haliti, ka zënë në formë spontane dhe shumë të kuptimshme ecjen e tij, dhe me këtë ai tregon një jetë të vështirë sociale, një mëshirë që kërkohet nga shumë njerëz e rrallë kush e zbaton në shpirtin e lypësit. Ishte vështirë ta bindej artisti lypësin si pozim për punimin e tij: “Nuk e harroj kur atë ditë me diell, kur në rrugët e Durrësit takova një lypës, në shikim të parë nuk më bëri përshtypje se ky njëri ishte lypës, kishte marr një pozicion qëndrim të pazakonshëm, qëndrim tipik të një mburrje që ishte bërë lypës”, shprehet Eti.


Prezantimi i këtyre dy fotografive artistike ishte në të vërtet interesant ngase mesazhi ishte universal dhe tejet prekës, fokusimi ishte filozofik, social dhe ekzistencialist. Andaj, fotografinë Eti e sheh si një moment interesant me dritë- hije dhe me një mesazh të qëlluar, me motive të thellë sociale, që arrin ti luftojë shumë dukuri qofshin ato pozitive apo negative. Eti këtë sallon e vlerëson si një arenë artistike, ku çdo vit mblidhen, prezantohen artistë të arteve pamore, poetë, prozatorë etj. Këshilla e artistit Halitit është: “Apeloj tek krijuesit e rinj qe te angazhohen sa me tepër për prezantimin e artit te tyre ne nivel ndërkombëtar,edhe atë duke bashkëpunuar sepse te bashkuar e prezantojmë artin dhe kulturën tone shqiptare ne nivel me te larte dhe me dinjitoz”. /Telegrafi/