Kryeministri i Kosovës Albin Kurti do ta presë sot me ceremoni shtetërore në Prishtinë kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, si dhe anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar të tij.
Kjo është bërë e ditur nga Zyra e Kryeministrit e cila ka zbardhur edhe agjendën e takimit.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, më 27 shtator 2021, duke filluar nga ora 08:50, pret me ceremoni shtetërore në Sheshin “Skënderbeu”, Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, dhe anëtarë të kabinetit qeveritar të Shqipërisë. Pas takimit, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, mbajnë konferencë për media në ora 10:20”, thuhet në komunikatë.
Vizita njëditore e kryeministrit Rama në Kosovë bëhet me ftesë të kryeministrit Kurti. Rama gjatë kësaj vizite do të takojë edhe liderët e partive politike opozitare.
Më poshtë ua sjellim agjendën e plotë të takimeve të kryeministrit Edi Rama që do të ketë në Kosovë:
Ora 8.30 Mbërritja e Kryeministrit Rama në aeroportin “Adem Jashari”
Në aeroport e mirëpresin Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Ceku dhe Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli
Ora 8.50 – 9.00 Pritje ceremoniale nga Kryeministri Kurti në oborrin e Qeverisë
Ora 9.10-10.40 Takim mes dy Kryeministrave dhe anëtarëve të Kabineteve
qeveritare. Në përfundim të takimit, Konferencë e Përbashkët për Shtyp
Ora 10.45 – 11.15 Takim me kryetarin e PDK –së, z. Memli Krasniqi
Vendi: Selia e PDK-së
Ora 11.20- 11.50 Takim me kryetarin e LDK-së, z. Lumir Abdixhiku
Vendi: Selia e LDK-së
Ora 12:00 – 12:20 Takim me Kryetarin e AKR-së, z. Behgjet Pacolli
Vendi: Swiss Diamond Hotel
Ora 12:20 – 12:40 Takim me Kryetarin e Nismës Socialdemokrate,
z. Fatmir Limaj Vendi: Swiss Diamond Hotel
Ora 12.45- 13.15 Takim me kryetarin e AAK-së, z. Ramush Haradinaj
Vendi: Selia e AAK-së
Ora 13.30-15.30 Drekë zyrtare me pjesëmarrjen e dy delegacioneve
Vendi: Amazona Resort, Milloshevë
Përpara drekës, ceremoni e shkurtër për dekorimin e prof.Rexhep Qoses
Ora 15.30 Nisja për në aeroportin “Adem Jashari”
Ora 16.00 Nisja për në Tiranë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ramabaja: Rritja e pensioneve është pjesë e programit zgjedhor të LVV-së
Tiranë: Vetura mbeti e bllokuar në trafik për shkak të protestës, qytetarja lind fëmijën në automjet
Dialogu, Abdixhiku: Jo në tryeza të parëndësishme, në muajt e parë do të ulem për marrëveshje direkte me SHBA-në
Buzhala paralajmëron padi për "gurthyesin": Jam shty me Hashim Thaçin e jo me Xhelal Sveçlën
Sveçla pas aksionit të Policisë në veri: Po zgjatet lista e kriminelëve të strehuar në Serbi
Tiranë: Vetura mbeti e bllokuar në trafik për shkak të protestës, qytetarja lind fëmijën në automjet
Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia
'Subvencionet 1', dëshmitari: Kam mbajtë 1 vit burg me ju bo mirë hajnave të shtetit
Profesori serb: Që nga viti 1997 erdha prap në Prishtinë, i kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjet dhe dhimbjet nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Përzgjedhësi i Serbisë, Stojkovic befason me fjalët e tij për Granit Xhakën
NASA publikon atë që po vlerësohet si "pamja më e qartë e Marsit ndonjëherë"
Sveçla pas aksionit të Policisë në veri: Po zgjatet lista e kriminelëve të strehuar në Serbi
Buzhala paralajmëron padi për "gurthyesin": Jam shty me Hashim Thaçin e jo me Xhelal Sveçlën
Ukraina godet 'qendrën ruse të naftës' ndërsa Zelensky thotë se lufta po hyn në 'fazë vendimtare'
Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia