Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një konferencë të jashtëzakonshme për media, disa orë pas protestës së opozitës së bashkuar dhe dorëzimit kolektiv të mandateve të deputetëve opozitarë, ka thënë se dorëzimi i mandateve është një akt i paprecedentë në historinë e një shteti demokratik.
“Opozita ka konsumuar një akt të panjohur të vendeve me zgjedhje, që nga demokracitë perëndimore, deri te regjimet hibride”, ka thënë Rama.
Ai e ka akuzuar opozitën se po synon rrëmujë e destabilizim të gjendjes.
“Po synojnë përçarjen e zgjedhjeve, duke nxitur urrejtjen, dhunën, rrëmujën, ndaj duhet të përpiqemi të reflektojmë sa më thellë. Duke nisur nga vetja, secili e secila prej nesh, pastaj duke parë rreth e rrotull e përballë nesh, që të kuptohemi sa më mirë”, është shprehur ai.
Rama i ka hedhur poashtë akuzat e opozitës dhe përpjekjet për kontestimin e vazhdueshëm të rezultateve të zgjedhjeve.
“Jam zgjedhur kryeministër dy herë, herën e parë pas një koalicioni pas 8 viteve në opozitë, herën e dytë në një palë zgjedhje në një qeveri të përbashkët me opozitën, ku i dhamë të gjithë portofolet që kërkoi, plus kryetarin e KQZ-së dhe gjithçka tjetër kërkuan. Kishim një synim të vetëm, moskontestimin e rezultateve të zgjedhjeve nga humbësi dhe mospërbaltjen e Shqipërisë. Herën e parë zgjedhjet nuk u kontestuan, faji iu la popullit që ua dha 1 milion shupalaka. Herën e dytë zgjedhjet u kontestuan, por paqja zgjati sa ëndrra e një nate vere, pasi në vjeshtë filloi avazi i përbaltjes së Shqipërisë që sot ka arritur një kulm të ri”, ka theksuar ai.
Rama e ka lavdëruar qeverisjen e tij, por ka pranuar se ai nuk është i pagabueshëm.
“Unë s’jam as i rënë nga qielli dhe as i pagabueshëm dhe i pakritikueshëm. Kam bërë gabime, por kam ditur edhe të tërhiqem dhe të them: ‘Më falni!”, deklaroi kryeministri.
“Jam tërhequr kur kam kuptuar se kanë pasur të drejtë ata që protestojnë dhe, nga ana tjetër, kam bërë çmos t’u gjendem gjithmonë atyre që më kontaktojnë”, ka shtuar Rama.
Kryeministri shqiptar ka thene se Shqipria nuk është ajo që e dëshiron ai, por e ka cilësuar pakrahasueshëm më të mirë se ajo e kohës së qeverisë që tani është në opozitë.
“Shqipëria që unë dua dhe për të cilën e kam marrë besimin nuk është kjo që kemi, se po të ishte kjo nuk do isha duke e bërë këtë detyrë”, është shprehur ai.
“Por, kjo nuk krahasohet dot me atë Shqipëri që kishim në kohën kur këta që sot kërkojnë kokën time ia futën këtij populli kokën mes këmbëve”, ka shtuar ai.
Në përfundim të ekspozeut të tij, Kryeministri Edi Rama i ka dërguar mesazh të qartë opozitës se nuk e ka ndërmend ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme.
“Mazhoranca do të vazhdojë të punojë, duke shërbyer me përulësi njerëzve të cilësdo parti qofshin. Ne që jemi këtu do të përpiqemi për të bashkuar më shumë”, ka theksuar ai.
Rama ka thënë se qeveria e tij “do të vazhdojë punën për Shqipërinë, jo sikur s’ka ndodhur asgjë, por për të udhëhequr me largpamësi vendin”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri