Spitali i Prishtinës është pjesë e projektbuxhetit për vitin 2018. 500 mijë euro janë ndarë për projektin dhe ndërtimin e Spitalit të Prishtinës për vitin 2018. Për vitin 2019 janë paraparë 1 milionë e 285 mijë euro, ndërsa në vitin 2019 janë planifikuar edhe 2 milionë e 645 mijë euro.
Në total deri në vitin 2020, për spitalin e Prishtinës janë planifikuar të shpenzohen 4 milionë e 420 mijë euro.
Këto mjete nuk mjaftojnë për ndërtimin e një spitali, por në të ardhmen nëse vendoset për t’u ndërtuar mund të ketë mjete shtesë.
Gjithashtu, në projektbuxhetin e 2018-ës janë ndarë mjete edhe për ndërtimi i aneksit të Urgjencës dhe renovimi i QKMF-së.
Në total, Ministria e Shëndetësisë bazuar në projektbuxhetin do të ketë një buxhet prej 65,3 milionë euro.
Në vitin 2017, buxheti i kësaj ministrie ishte 55,7 milionë euro. Pra në vitin 2018 kemi një rritje prej 9.6 milionë euro, apo një rritje e buxhetit prej 15%.
Sipas planifikimit vërehet një rritje e shpenzimeve te kategoria e ‘mallrave dhe shërbimeve’ te Ministria e Shëndetësisë, ku bëjnë pjesë edhe barnat dhe shërbimet tjera.
Kjo kategori e shpenzimeve pritet të rritet për 18% apo 6.5 milion euro, nga 28.9 milion euro sa do të shpenzohen në vitin 2017 tani në vitin 2018 priten të shpenzohen 35.4 milion euro.
Shpenzimet kapitale në këtë sektor do të dyfishohen krahasuar me vitin 2017.
Nga 6.6 milionë euro sa ka qenë buxheti për shpenzime kapitale në vitin 2017 është rritur në 14.1 milionë euro në vitin 2018.
Për shërbime të kujdesit parësorë, për vitin 2018 planifikohet të shpenzohen 2.9 milionë euro.
Projektet e reja kapitale që do të nisin në vitin 2018 janë: ndërtimi i ndërtesës së QKMF-së Gjilan, ndërtesa e QKMF-së Gjakovë, dhe Qendra Trajnuese në Pejë. Në projektbuxhetin e vitit 2018 është buxhetuar edhe ndërtimi i Spitalit të Prishtinës.
Janë ndarë vetëm 500 mijë euro për projektin dhe fillimin e ndërtimit. Gjithashtu, është paraparë edhe ndërtimi i aneksit të Urgjencës dhe renovimi i QKMF-së.
Projektet tjera të buxhetuara në vitin 2018 janë edhe: renovimi dhe rivitalizimi i Objektit te Kirurgjisë Gjakovë, ndërtimi i Objektit të psikiatrisë në Mitrovicë, ndërtimi i objektit për themelimin e laboratorit për kardiologjisë intervente dhe mjekimin të Spitalit në Prizren. Është planifikuar edhe blerja e Autoambulancës për Spitalin e Pejës, si dhe ndërtimi i objektit për nëna dhe fëmijë për Spitalin e Prizrenit, pajisjet për Mikrobiologjinë Klinike në QKUK, ndërtimi i Klinikës Hemato-Onkologjisë dhe ndërtimi i Spitalit në Podujevë.
Me buxhetin e vitit 2018 planifikohet të fillojë edhe Ndërtimi i Spitalit Ferizaj në vlerë prej 2.8 milionë euro si dhe faza e parë e ndërtimit të Qendrës Emergjente të QKUK-së në vlerë prej 2 milionë euro.
Për sistemin e integruar shëndetësorë dhe për blerjen e pajisjeve dhe ambulancave për kujdesin e nënës dhe fëmijës planifikohen të shpenzohen 2.6 milionë euro. Janë planifikuar edhe 50 mijë euro për blerjen e veturave për Inspektoratin Shëndetësor. /kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Sot nis zbatimi i Listës Zyrtare të Çmimeve të Barnave
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve