Edhe pse konsiderohen të rrezikshëm dhe grykës, në fakt janë “romantikë” të mëdhenj: Lexoni këto fakte të pamohueshme për ujqërit
![Edhe pse konsiderohen të rrezikshëm dhe grykës, në fakt janë “romantikë” të mëdhenj: Lexoni këto fakte të pamohueshme për ujqërit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/10/pexels-shelby-waltz-6970826-2048x1365-1-780x439.jpg)
Të njohura si kafshë shumë inteligjente që jetojnë në tufa, ato janë njohur prej shekujsh si të egra dhe të rrezikshme, por shpesh janë heronj të miteve dhe legjendave
Është fakt që ujqërit janë kafshë jashtëzakonisht të shoqërueshme të cilat lidhen fuqimisht me anëtarët e familjes dhe me tufën e tyre.
Ujqërit e vëzhguar në ambient të egër shpesh tregojnë emocione të ndryshme ndaj njëri-tjetrit si dashamirësia dhe dashuria, transmeton Telegrafi.
Po i ndajmë me ju edhe disa fakte të pabesueshme të cilat i bëjnë unikë këta gjuetarë të famshëm tokësorë:
1. Dashuria e parë
Kur ujqërit gjejnë një herë partnerin e tyre të dashur, përpiqen të qëndrojnë bashkë edhe në të mirë edhe në të keqe, kur janë të shëndetshëm dhe kur janë të sëmurë, shpesh derisa vdekja t’i ndajë. Tufa e ujqërve kryesisht përbëhet nga çifti kryesor – mashkulli dhe femra dhe nga pasardhësit e tyre. Edhe pse vetëm çifti kryesor shumohet, të gjithë anëtarët e tjerë të tufës i ndihmojnë në rritjen dhe kujdesin e të vegjëlve dhe u sigurojnë mbijetesën.
2. Ujqërit do të japin jetën për njëri-tjetrin
Pos që janë monogamikë dhe më së shpeshti qëndrojnë gjithë jetën me partnerin, ujqërit zhvillojnë në këtë mënyrë edhe lidhje shoqërore me familjen e të dashurve, dhe dihet që sakrifikojnë veten për tufën dhe familjen e tyre. Kur një pjesëtar i tufës pushon së jetuari, ujqërit pikëllohen deri në gjashtë javë, gjë që mund të shihet fizikisht, me kokën e përkulur, bishtin, ecjen e ngadaltë dhe ulërimat.
3. Ujqërit janë të gjatë dhe të shpejtë
Gjatësia mesatare e femrave është nga 137 cm deri në 183 cm nga hunda në bisht, ndërsa meshkujt mund të rriten deri në 198 cm në gjatësi. Kjo është pjesërisht arsyeja që ata mund të vrapojnë me një shpejtësi prej 58 deri në 61 km në orë për distanca të shkurtra, megjithëse nëse nuk ndjekin gjahun, priren të “lundrojnë” me një ritëm më të ngadaltë rreth 8 km në orë.
4. Ujqërit janë vrapues maratonë
Megjithëse shpejtësia e përmendur më lart nuk është shumë e shpejtë për një grabitqar të lartë (një gatopard mund të arrijë një shpejtësi prej 121 km në orë për distanca të shkurtra), ujqërit janë ultramaratonist dhe janë gjahtarë shumë të qëndrueshëm. Ata janë të njohur për aftësinë për të gjurmuar gjahun e tyre për orë të tëra dhe gjatë natës. Ujqërit janë kafshë shumë inteligjente, me shqisa jashtëzakonisht të zhvilluara të dëgjimit dhe nuhatjes, gjë që u mundëson atyre të gjejnë në mënyrë efikase prenë e tyre.
5. Ulërima është gjithçka
Ndoshta karakteristika më e famshme e ujkut gri është ulërima e tij shpuese. Ajo mbi të gjitha është një mjet komunikimi, si midis një individi dhe tufës së tyre, ashtu edhe midis tufave të ndryshme. Kur bëhet fjalë për territorin, ulërima midis tufave do të përcaktojë madhësinë dhe forcën e grupeve të ndryshme, gjë që është ajo që ujqërit vendosin më shpesh nëse do të sulmojnë apo të tërhiqen. Ujqërit janë kafshë shumë sociale dhe gjithashtu përdorin një sistem kompleks të sjelljeve jo-verbale për të rregulluar dhe mbajtur strukturën e tufës.
6. I uritur si ujku
Nuk thonë kot “I uritur si ujku”! Ujqërit mund të hanë sasi të mëdha ushqimi menjëherë, deri në 9 kg në një vakt. Mashkulli dominues, i pari dhe do të hajë më shumë mish nga të gjithë anëtarët e tufë. Pas tij e kanë radhën anëtarët e tjerë dhe më pas kasapët e mbetur. Megjithëse kjo grykësi është pjesërisht përgjegjëse për reputacionin e tyre të keq, në fakt është një taktikë mbijetese, pasi ujqërit nuk e dinë kurrë se kur do të jetë vakti i tyre i ardhshëm dhe shpesh kalojnë ditë para se të kenë mundësinë të hanë përsëri.
7. Gjyshe, gjyshe, sa duar të mëdha që ke!
Nëse keni parë ndonjëherë një stampim të vërtetë të putrave të ujkut, mjafton që t’ju frikësoj, sepse madhësia mesatare e putrës së tyre është e krahasueshme me madhësinë e dorës së njeriut, 10 cm e gjerë dhe 13 cm e gjatë.
8. Shtëpitë e ujqërve
Sot, shumica e ujqërve banojnë në pyje, këneta, gëmusha, tundra, stepa, kullota dhe jetojnë deri në 3000 m mbi nivelin e detit. Duke jetuar, gjuajtur dhe luajtur në tufa si kafshë shumë sociale, ato shpesh mbulojnë distanca të gjata gjatë ditës, ndonjëherë mbi 20 km.
Territori i Ujkut në Kanada dhe Alaskë është 2500 kilometra katrorë.
Disa nga faktet tjera interesante:
▪ Ujku është paraardhësi i të gjitha racave të qenve shtëpiak.
▪ Sytë e këlyshëve janë blu në lindje dhe bëhen të verdhë deri në moshën tetëmuajshe.
▪ Këlyshët lindin të verbër dhe të shurdhër. Atyre u duhen 10-13 ditë për të hapur sytë. Pas 8 muajve i bashkohen gjahut të tufës së ujqve.
▪ Bishti i një ujku është i drejtë dhe nuk ka kaçurrela si racat e qenve.
▪ Dëgjimi i ujkut është të paktën 16 herë më i mprehtë në krahasim me qenien njerëzore.
▪ Ujqërit nuk ulërijnë në natën me hënë.
▪ Ujqërit përdorin shprehjet e fytyrës për të treguar agresivitet dhe frikë.
▪ Ujqit gri çiftëzohen kryesisht midis janarit dhe marsit. Periudha e shtatzënisë e ujqërve është 63 ditë, pas së cilës femra zakonisht lind katër deri në gjashtë këlyshë.
/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëCilat janë shenjat e horoskopit më të zjarrta në shtrat? Renditja nga më të mirët
![Çdo muaj ka lulet e veta, kurse ato të muajit shkurt janë më të bukurat](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lf-february-flowers-980x653-1-780x439.jpg)
Çdo muaj ka lulet e veta, kurse ato të muajit shkurt janë më të bukurat
![Datat më të mira të dasmave në vitin 2025, sipas astrologjisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/56eeb0c8-9831-4544-8e86-5dba8dbe0cf1-780x439.jpg)
Datat më të mira të dasmave në vitin 2025, sipas astrologjisë
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Demi
Fuqitë e fshehura të shenjës së Peshqve
"Vajza më e bukur në botë" nga Nigeria, befason botën me bukurinë e saj natyrale
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti