LAJMI I FUNDIT:

Këto janë bimët më të bukura të dhomës të cilat nuk keni nevojë për dhé, por vetëm për ujë

Këto janë bimët më të bukura të dhomës të cilat nuk keni nevojë për dhé, por vetëm për ujë

Bimë të tilla zakonisht nuk kanë nevojë as për ujitje, por thjesht spërkaten me ujë dhe do t’ju tregojnë sa shpesh duhet t’i spërkatni

Domethënë, kur u mungon lagështia, majat e gjetheve të tyre fillojnë të përkulen dhe të marrin një ngjyrë kafe.


Në dhomat me ajër të thatë, përgjithësisht mjafton të spërkatni ato një herë në pesë ditë; ndërsa në dhomat shumë të lagështa duhet të spërkaten një herë në dhjetë ditë, transmeton Telegrafi.

Çfarë nevojitet për të rritur bimët në ujë?

– Drita
– Zgjedhja e saksisë së duhur
– Plehërimi
– Ujitja

1. Lotët e foshnjës

Lotët e foshnjës (Soleirolia soleirolii) është një zgjedhje e mirë për të gjithë fillestarët, por, megjithëse lulëzon në dritë të ulët, kërkon vëmendje të rregullt.

2. Bambu

Ju duhet pak kujdes dhe shumë pak ujë dhe pak diell. Edhe nëse kujdeseni keq për bambunë tuaj (Dracaena sanderiana), ai me siguri do të jetojë një kohë të gjatë.

3. Pothos

Këtij kacavjerrësi (Epipremnum aureum) i pëlqen të mos jetë tepër rezistues ndaj të ftohtit dhe është mirë ta mbani në një vend të ndritshëm, por jo direkt në rrezet e diellit. Sa më shumë dritë, aq më të ndritshme do të jenë gjethet.

4. Filodendron

Mund të rritet në dhé, por edhe në ujë, mirëpo në habitatin e tij natyror rritet pranë pemëve. Ngjitet me një rrënjë të trashë në ajër që jo vetëm e ndihmon bimën të rritet përgjatë pemës, por shërben edhe për furnizimin e tij me ujë dhe lëndë ushqyese.

View this post on Instagram

A post shared by Fancy Pansy (@fancypansymt)

5. Coleus ose Hithri zbukurues

Një bimë mjaft e qëndrueshme, e lehtë për t’u rritur, që toleron të gjitha llojet e ndriçimit, kështu që lulëzon po aq mirë e mbjellë në hije të thellë dhe në një vend të ndriçuar mirë, por duhet theksuar se ngjyra e gjetheve është më e theksuar nëse rritet në një vend me hije.

/Telegrafi/