Ndryshe nga vendet që ndalojnë njerëzit të shkojnë jashtë edhe për pak ajër të pastër, kombi nordik mori masa më pak kufizuese dhe bëri apel për përgjegjësi individuale për qytetarët e saj.
Nga dita në ditë, bota mbyllet gjithnjë e më shumë. Përparimi i pandemisë së coronavirusit bëri që shumë qeveri të ndërmarrin masa drastike për të ndaluar përhapjen e virusit Covid-19, siç janë kufizimet totale, në të cilat njerëzit që dalin në rrugë pa leje përndiqen.
Në këtë kontekst, Suedia duket se po jeton në një planet tjetër. Edhe pse ka më shumë se 6,800 të infektuar dhe mbi 400 vdekje të konfirmuara nga Covid-19 , jeta vazhdon me një normalitet të caktuar për banorët e saj. Dhe është e vërtetë që janë marrë disa masa, por qasja liberale e qeverisë lejon që pandemia të udhëtojë me më pak trauma, transmeton Telegrafi.
Për shembull, njerëzit ende mund të shkojnë në restorante dhe të hanë ulur atje, diçka që nuk mund të bëhet më praktikisht në ndonjë vend tjetër evropian. Gjithashtu është e mundur që të shkojnë ti presin flokët e tyre dhe fëmijët të shkojnë në shkollë fillore, megjithëse shkollat e mesme dhe universitetet janë të mbyllura. Ende ka liri për të marrë pjesë në tubime sociale, megjithëse ngjarjet me më shumë se 50 pjesëmarrës janë të ndaluara.
Objektivi i programit shëndetësor suedez është përqendruar në izolimin e të sëmurëve dhe besimin se qytetarët do të respektojnë rekomandimet për distancimin dhe higjienën sociale, thelbësore për të shmangur infeksionet e reja.
Anders Tegnell, drejtues i epidemiologjisë për Suedinë, konsideron se karantinat totale janë të paqëndrueshme me kalimin e kohës. “Tani është e rëndësishme të keni një politikë që mund të mbahet për një periudhë më të gjatë, që do të thotë të qëndroni në shtëpi nëse jeni i sëmurë, që është porosia jonë. Bllokimi i njerëzve në shtëpi nuk do të funksionojë në një afat të gjatë. Herët a vonë njerëzit do të dalin gjithsesi”, tha ai për Reuters.
Sigurisht, kjo strategji nuk është pa njerëzit që vazhdimisht e kritikojnë. Disa mjekë besojnë se është e rrezikshme të mos heqësh dorë nga kaq shumë liri dhe se kufizimet duhet të imponohen. Javë më parë, më shumë se 2,000 akademikë nënshkruan një letër të hapur duke kërkuar masa më të rrepta.
Në ditët dhe javët e para të virusit, autoritetet suedeze testuan këdo që raportoi simptoma pasi udhëtoi në zona me rrezik të lartë jashtë vendit, ose pasi të ishin në kontakt me pacientët e konfirmuar me coronavirus. Edhe kushdo që kishte qenë në kontakt me këta njerëz ditët e fundit ishte i izoluar, dhe ata u testuan.
Agjencia Shëndetit Publik tregoi se në këto raste, zakonisht vetëm kontaktet e afërta, si anëtarë të familjes apo kolegët të ngushtë kishin testuar pozitiv.
Sidoqoftë, kjo strategji ndryshoi. Në këtë kohë, autoritetet kanë ndaluar kryerjen e testeve në të gjitha rastet, dhe bëjnë teste për personat ose grupet më të rrezikuara. Kjo do të thotë, njerëz të moshuar, të tjerë me probleme të frymëmarrjes ose me kushte të caktuara bëjnë teste.
“Strategjia e mëparshme e zbulimit të të gjitha rasteve të sëmundjes, kur vlerësohen njerëzit që paraqesin simptoma pasi udhëtojnë në zona të caktuara jashtë vendit, nuk është më efektive. Kjo do të thotë që të gjithë personat e sëmurë me simptoma të ftohjes ose gripit duhet të jenë në shtëpi në mënyrë që të mos rrezikojnë të infektojnë të tjerët ”, sqaroi Agjencia e Shëndetit Publik.
Prandaj, kushdo që nuk është në grupin e rrezikut, por që ka simptoma të coronavirusit (të tilla si kolla ose ethe), duhet të qëndrojë në shtëpi dhe të kufizojë kontaktin shoqëror derisa të mos kenë simptoma të paktën për dy ditë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?
Teoricienët e konspiracionit thonë se përplasja e helikopterit me aeroplanin në Uashington ishte e qëllimshme – tregojnë ‘argumentet e tyre’
Rubio: Grenlanda është interesi ynë kombëtar, nuk është shaka
Zhvillimet e fundit në Gjermani, reagon edhe ish-kancelarja
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?