LAJMI I FUNDIT:

Edhe pse është larguar nga fletëvotimi, LVV kërkon të votohet Kurti: Secila votë do të numërohet

Edhe pse është larguar nga fletëvotimi, LVV kërkon të votohet Kurti: Secila votë do të numërohet

Ndonëse emri i tij është larguar prej listës së deputetëve nga ana e KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar nga qytetarët që ta votojnë Albin Kurtin për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Në një postim në Facebook, Vetëvendosje i ka ftuar simpatizantët e saj të votojnë për Kurtin, pasi sipas tyre secila votë do të numërohet.

“Secila votë për Vetëvendosjen – 127 – do të jetë e vlefshme! Mos i dëgjoni ata që thonë ndryshe. Votoni 127, pastaj zgjidhni jo më shumë se pesë numra kandidatësh nga lista jonë. Secila votë do të numërohet, që prej numrit 1 që është Albin Kurti, e deri në fund”.


“T’i japim mbështetje sa më të madhe Lëvizjes dhe kryeministrit tonë”, thotë LVV.

Ndërkaq, sipas KQZ-së pavarësisht mundësisë që numrat dhe emrat e kandidatëve të pacertifikuar mund të marrin numër të caktuar të votave, ato nuk do të formalizohen ligjërisht.

“Pra, nëse një subjekt politik ka të certifikuar katër kandidatë, ndërkaq që në fletëvotim janë votat për pesë kandidatë, në Fletat Llogaritëse të Kandidatëve evidentohen këto pesë vota, por ato nuk barten të gjitha në Formularët e Rezultateve të Kandidatëve. Në këtë formular barten vetëm votat për kandidatët e certifikuar”, thotë Elezi nga KQZ.

Më 3 janar, 2018, deputetët e atëhershëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Faton Topalli dhe Donika Kadaj-Bujupi janë dënuar me kusht për hedhjen e gazit lotsjellës në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Në shtator të po atij viti, Gjykata e Apelit i ka vërtetuar dënimet e shqiptuara nga gjykata e shkallës së parë.

Pas ankesave të subjekteve politike në Gjykatën Supreme, kjo e fundit, më 29 janar, vendosi për dy deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe një deputet të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, se mund të certifikohen.

Por, Gjykata Supreme ua pamundësoi subjekteve politike që të zëvendësojnë emrat e kandidatëve që kanë probleme me ligjin me kandidat të rinj.

Gjithashtu, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate, nuk kanë bërë rirenditjen e kandidatëve në listat zgjedhore, pas vendimit të Gjykatës Supreme.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit, do të marrin pjesë 28 subjekte politike me mbi 1.000 kandidatë për deputetë, të cilët garojnë për 120 ulëset e Kuvendit të Kosovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Çubrel të Skenderajt - arrestohet polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona

Tragjedia në Çubrel të Skenderajt - arrestohet polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona

Lajme
IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici

IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici

Lajme
I mituri rrëfen ngacmimin seksual nga 45-vjeçari: Më ka thënë hajde me mua, do të jap para, do të çoj këtu...

I mituri rrëfen ngacmimin seksual nga 45-vjeçari: Më ka thënë hajde me mua, do të jap para, do të çoj këtu...

Lajme
Sulmi ndaj KFOR-it, prokuroria rekomandon dy vjet burgim dhe 9 mijë euro gjobë për serbin Marko Dantiq

Sulmi ndaj KFOR-it, prokuroria rekomandon dy vjet burgim dhe 9 mijë euro gjobë për serbin Marko Dantiq

Drejtësi
Gërvalla pasi e quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, reagon OVL e UÇK-së

Gërvalla pasi e quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, reagon OVL e UÇK-së

Lajme
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Lajme
Kalo në kategori