LAJMI I FUNDIT:

Edhe pasi u kërkua të largohej, Rita Ora shfaqet plot shik në “The Masked Singer”

Edhe pasi u kërkua të largohej, Rita Ora shfaqet plot shik në “The Masked Singer”
Rita Ora Foto: Instagram/ritaora

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Rita Ora, është duke u përfolur në masë të madhe në faqet rozë.

Përkundër kësaj, ajo nuk e ka ndërmend të ndalet së punuari në planet që tashmë po i praktikon, shkruan Daily Star.

E njohur tashmë është bërë edhe pjesëmarrja e saj në “The Masked Singer”, derisa po shfaqet e mrekullueshme në shfaqje.


Foto: Instagram

Në një postim në rrjetin social Instagram, bukruroshja bionde ka ndarë disa imazhe të realizuara në prapaskenë.

Me një fustan plot shkëlqim dhe me makijazh profesional, Rita po ashtu debutoi edhe me stilin e ri të flokëve.

Foto: Instagram

Përkundër faktit se fansat e kësaj shfaqje po kërkojnë largimin e Orës, ajo veçse sa më shumë po shihet më atraktive.

Të tillë kërkesa kanë ardhur pasi artistja ka thyer rregullat antiCOVID, duke organizuar festë në një lokal në Londër. /Telegrafi/

Foto: Instagram