Edhe njëherë për RTK-në: Bordi i interesit!
Më 28 shtator në lajmet e RTK-së u kumtua lajmi i shumëpritur. U gatua lista e tetëmbëdhjetë kandidatëve për Bordin e Radio Televizionit të Kosovës. Aty ishin të zgjedhur kandidatë nga lista, pra nga konkurrimi i cili ishte kthyer mbrapsht në filmim të muajit gusht nga Parlamenti i Kosovës. Me aprovimin e listës prej 18 vetash nga 165 konkurrues, RTK po e mbyll orvatjen e katërt brenda tri vjetësh, për ti përzgjedh anëtaret e bordit. Kush pati influenca më dominuese në komisionin ad hoc në përzgjedhje të anëtarëve të Bordit të ardhshëm të RTK-së? Sa do të garantojë ky ekip i mirë për të drejtuar medium e vetëm publik në Kosovë, në rrethana shumë të vështira politiko-ekonomike, vështirë se mund të parashihet?
Ideja e Artan Mustafës
Artan Mustafa më 8 gusht 2009 patë përfaqësuar një mendim shumë të mirë në një opinion në gazetën Express sa i përket përbërjes së Bordit të Ri të RTK-së. (Lexo: Çfarëdo liste kandidatësh për Bordin e RTK -së që nuk dominohet nga emra gazetarësh, shkon në dëm të zhvillimit të këtij transmetuesi. (…). Unë do të thosha: anëtarët nuk duhet të jenë vetëm gazetarë të përgjithshëm , por edhe më të përpiktë, të jenë Radio- dhe TV- profesionist-ta. Ata nuk duhet të kenë vetëm titull Dr.? Siç tregoi e kaluara (kishim të tillë dy a tre në bord) por nuk solli gjë. Edhe ashtu kështu çështja e marrjes së titujve Dr. në Kosovë mbetet akoma një çeshtje shumë e diskutueshme. Do të thosha, një Dr. në diplomaci nuk e bënë një kandidat menaxherë, apo gazetar të mirë. Titulli shkencor në psiko-linguistik, turizëm a letërsi etj, nuk mund të sjellë shumë favore as nuk të aftëson të bësh program të mirë radio-televiziv. Në përgjithësi, si as tek ne, nuk kërkohet prej këtij bordi të jetë profesionist, sepse ne nuk i kemi as gazetarët më të përgatitur, pse ti ketë pra bordi ma të mirë, do të thotë dikush! A mund të bëjmë krahasimi mes përbërjes së anëtarëve të Bordit të RTK-së dhe atyre në BBC Trust ?. Jo.
Prej dymbëdhjetë anëtarëve aktualë të BBC-së, nëntë kanë pasur të kaluar në gazetari. Të njëjtën strukturë kadrovike ka edhe rrjeti i fuqishëm publik ABC në Australi, i cili ka tetë anëtarë, prej të cilave shtatë me karrierë të rëndësishme në gazetari (Artan Mustafa). Vërtet a i konvenon dikujt, në Kosovë, që RTK të mos ketë Bordin më të mirë? Në listës prej 18 të zgjedhurve i mungonin njerëz profesionist si Ekrem Kryeziu, ndërsa kalon në listën e 18- shitë, ndonjë nxënës i tij. Pastaj mungon Mustafa Ferizi, Eqrem Basha. Në bord për fat të keq nuk kemi asnjë të ri që vjen nga fusha e shkencave të komunikimit, gazetarisë. Ku po mbeten hulumtimet nga kjo fushë për të cilën ka nevojë Kosova aq shumë. Këtu mund të marrim shembull nga Radiotelevizionet publike në Evropë. A mund të thotë dikush sa punëtor shkencor apo të rinj tanë i ndihmon RTK-ja me bursa për hulumtime. Asnjë.
Nuk dimë ti çmojmë njerëzit e profesionit
Më ka mbetur në kujtesë reportazhi i Esat Brajshorit kushtuar Kadri Zekës dhe Vëllezërve Gërvalla, që bënë fjalë për likuidimin e tyre nga UDB-ja në Shtutgart të Gjermanisë emituar në RTK në emisionin e parë me titull, Pa rrotulla të Milaim Zekës. Kur e analizon emisionin, shtron pyetjen; prej ka gjithë kjo aftësi profesionale e autorit Brajshori, pse nuk ju paska krijuar vendi në RTK, në Bord? Një emision ekselence. E mora vetëm si shembull se nuk po më kujtohet ndonjë një TV dokumentar më i mirë i emituar këto 10 vjet në ekranin e TVK-së. Përgjigjen e gjen tek maskara-ja jonë ballkanike- shqiptarçe. Të largojnë, apo ta pamundësojnë aty ku mundesh më së shumti të kontribuosh. Ky përçudnim vjen nga mentaliteti ynë patriarkal. Jemi shoqëri akoma tradicionale, udhëhiqemi nga logjika e bajraktarizmit. Imponohemi, aty ku nuk e kemi vendin. Përvidhemi si fantazma. Nuk e njohim vetveten, nuk respektojmë vlerat e të tjerëve. Dhjetë vite RTK, ky Radio Televizion Publik nuk arriti të prodhoj emisionet, dokumentare të tilla, si ky i Esatit, i cili, mendoj unë, duhet të jetë pasqyra ku duhet të shikohen, të gjithë ata që i thonë vetit gazetar televiziv dhe thirren si profesionist në ketë lëmi.
Kishim edhe traditë nga e kaluara, nuk është e tera për tu hedhur në baltë
Ti kthehem akademikëve. Po them është gjynah t’ia zësh vendin Ali Podrimjes në Akademi, në Lidhjen e Shkrimtarëve të Kosovës, të Poetëve etj. Por pse jo edhe në Bord të RTK-së. Përkrah Ali Podrimjes të ishte Ekrem Kryeziu. Shikojeni skenarët e filmit të tij. Vërtetë jam xheloz për këto krijesa filmike, por ne i harrojmë ato. Ne harrojmë të kaluarën, atë që është e mirë dhe me kualitet, kështu nuk do të kemi as të ardhme të sigurt dhe prosperuese. Kemi prirje për politizim të gjithanshëm dhe kjo marrëzi lejohet dhe miratohet diku fshehtas e diku ashiqare. Por si duket kjo është procedura. Lista do ti ketë shërbyer një diversiteti 8:2 në favor të profesioneve që s kanë të bëjnë me gazetarinë radiotelevizive.
Komisioni ad hoc ka hedhur vijat e trasha se kah do të ecë politika e këtij bordi,transmetuesit tonë publik. Para së gjithash, kandidatët i pret punë shumë e vështirë në misionin e ri un-possibility: Ata duhet të emërojnë dhe shkarkojnë drejtorët dhe redaktorët përgjegjës të RTK-së, të miratojnë strukturën organizative dhe konceptin dhe strukturën programore, të shqyrtojnë dhe miratojnë buxhetin, të mbikëqyrin zbatimin e Kodit Etik gjithëpërfshirës të Mirësjelljes për RTK-në dhe të siguroj zbatimin e tij efektiv e para së gjithash të kenë shije të mirë në program të Radios dhe TV-së?
Se sa ky do të jetë profesional, sa do të përmbushë interesat e opinionit publik për informim, dhe në përballje në vazhdimësi me presione politike dhe konkurrencën në tregun dhe a do ta fitoj betejën për të ngadhënjyer, mbetet të shihet.
(Autori ka magjistruar në Publicistikë dhe shkencat e komunikimit masiv në FU- Berlin me temën Radio Televizioni publik i Kosovës)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDjali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin