LAJMI I FUNDIT:

Edhe një shtet tjetër amerikan prezanton gjininë X në patentë shofere dhe dokumentet e tjera

Edhe një shtet tjetër amerikan prezanton gjininë X në patentë shofere dhe dokumentet e tjera

Shteti i New Jerseyt ka lejuar identifikuesin gjinor “X” dhe identifikim tjetër në patentat e shoferit, duke u bashkuar kështu në një grup prej të paktën 19 shteteve të SHBA-së që, së bashku me Washington DC, kanë pasur një vendim të tillë që më parë.

Një opsion shtesë gjinor është bërë zyrtarisht i disponueshëm nën një pjesë të një ligji të miratuar në vitin 2018 për të lejuar banorët të ndryshojnë më lehtë identitetin e tyre gjinor, njoftoi Komisioni i Automjeteve Motorike të New Jersey (MVC), shkruan cnn.

Identifikuesi i ri gjinor “X” do të tregojë se gjinia e një personi është e paspecifikuar, gjë që është një përmirësim i madh për ata që identifikohen si persona jo binarë ose për ata që nuk identifikohen si burra ose gra.


Departamenti vuri në dukje se shenja “X” mund të përdoret gjithashtu nga banorët që nuk duan që gjinia e tyre të shënohet në një leje ose identifikim tjetër.

Ndryshimi ishte planifikuar fillimisht për në fund të vitit 2020, por u shty për shkak të një pandemie, tha komisioni.

Masa vjen në një kohë kur gjithnjë e më shumë shtete po mundësojnë më shumë identifikues gjinorë në dokumentacionin shtetëror. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump kërcënon Kanadanë me luftë tregtare: Duhet të bëheni shteti ynë i dashur i 51-të

Trump kërcënon Kanadanë me luftë tregtare: Duhet të bëheni shteti ynë i dashur i 51-të

Botë
Për herë të parë pas rënies së Assadit, udhëheqësi i ri sirian viziton Arabinë Saudite

Për herë të parë pas rënies së Assadit, udhëheqësi i ri sirian viziton Arabinë Saudite

Azia
Musk dhe donacionet e tij rekord për zgjedhjet e 2024 - sa shpenzoi miliarderi për ta ndihmuar Trumpin drejt fitores?

Musk dhe donacionet e tij rekord për zgjedhjet e 2024 - sa shpenzoi miliarderi për ta ndihmuar Trumpin drejt fitores?

Botë
Protesta masive në Serbi - si tragjedia e stacionit të trenit kërcënon të rrëzojë regjimin e Vuçiqit

Protesta masive në Serbi - si tragjedia e stacionit të trenit kërcënon të rrëzojë regjimin e Vuçiqit

Evropa
Arrestohet burri në Londër që goditi në fytyrë kamarierën me pjatën plot ushqim

Arrestohet burri në Londër që goditi në fytyrë kamarierën me pjatën plot ushqim

Evropa
Uebfaqja e USAID-it jashtë funksioni pas urdhrit të Trumpit për ngrirjen e ndihmës së huaj

Uebfaqja e USAID-it jashtë funksioni pas urdhrit të Trumpit për ngrirjen e ndihmës së huaj

Botë
Kalo në kategori