LAJMI I FUNDIT:

Edhe një qytetar nga Gjilani humb betejën me COVID-19, shkon në 16 numri i viktimave në këtë komunë

Edhe një qytetar nga Gjilani humb betejën me COVID-19, shkon në 16 numri i viktimave në këtë komunë

Një qytetar i Komunës së Gjilanit ka humbur sonte betejën me coronavirusin.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri e ka bërë të ditur lajmin përmes një postimi në Facebook.

Haziri u ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit, ndërsa po ashtu ka bërë të ditur se edhe dy persona kanë rezultuar të infektuar me COVID-19.


“Sonte edhe një qytetar i dashur i Gjilanit e humb betejën me #COVID19. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Kurteshi nga Livoqi i Epërm. Gjendja sonte pasqyrohet me 2 të infektuar më shumë”, shkruan Haziri.

I pari i Gjilanit po ashtu ka thënë se totali i të infektuarve në komunën që ai drejton është 449, ndërsa prej tyre 286 janë të shëruar, 148 janë raste aktive, prej të cilëve 44 të hospitalizuar dhe 16 viktima.

Haziri tha se janë në pritje edhe të rezultateve të 62 mostrave të datave 27, 28 dhe 29 korrik.

Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës në raportin e dhënë  rreth orës 15:00, ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 449 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 194 raste pozitive.

Bie numri i rasteve me COVID-19, sot konfirmohen 194 raste pozitive - humbin jetën 4 qytetarë
Lexo po ashtu Bie numri i rasteve me COVID-19, sot konfirmohen 194 raste pozitive - humbin jetën 4 qytetarë

Numri total i rasteve pozitive është 7.846 raste nga 35.570 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 196 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 138 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarave deri më sot është gjithsej 4.267 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.383. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori