Me miratimin e ndryshimeve ligjore nga marrëveshja politike dhe rishikimin e buxhetit, Kuvendi i Maqedonisë ka mbyllur sesion veror të punimeve. Të gjitha këto ndryshime janë miratuar thuajse pa debat dhe me procedurë të shpejtuar, ndërsa disa propozime të dala nga opozita janë shpërfillur, para se gjithash ato që kanë të bëjnë me buxhetin, shkruan REL.
Një ritëm të këtillë të punës në miratimin e propozimeve që vijnë nga pushteti ekzekutiv, Kuvendi e ka shënuar edhe gjatë periudhës së kaluar. Miratimi i ligjeve pa debat dhe me procedurë të shpejtuar, sipas organizatave që mbikëqyrin punën e institucionit ligjvënës, humb kuptimin e punës së Kuvendit, i cili, sipas tyre, më tepër i ngjan një makinerie votuese se sa një shtëpie ku duhet të ketë debat të shëndoshë dhe konstruktiv në miratimin e ligjeve.
“Jo vetëm gjatë kësaj periudhe, por tanimë një kohë të gjatë Kuvendin e Maqedonisë e karakterizon një punë e tillë. Deputetët veprojnë sipas udhëzimeve që marrin nga shefat e grupeve parlamentare, apo të partive që përfaqësojnë. Kjo dëshmohet me faktin se thuajse asnjëherë apo shumë rrallë ndodh ndonjë që ndonjë deputet të votojë sipas bindjeve të tij”.
“Thjesht, ata më mund t’i ngjajnë një makinerie votuese së të zgjedhurve të popullit, apo që të jenë në shërbim të atyre që i kanë zgjedhur për të përfaqësuar interesat e tyre”, thotë Jovan Bliznakovski nga Instituti për Demokraci, i cili përgjatë dhjetë viteve mbikëqyr punën e Kuvendit të Maqedonisë, debatet brenda seancave, fjalimet e deputetëve, si dhe rregullshmërinë e tyre.
Ai thotë se për të pamundësuar debatet brenda seancave kuvendare, shpeshherë është ndryshuar edhe rregullorja e punës së Kuvendit.
“Një dukuri interesante është fakti me ndryshimet në rregullën e punës që janë bërë nga viti 2008 e këndej. Me këto ndryshime, kryesisht është shkurtuar koha e fjalimeve të deputetëve, ndërsa ajo e kryetareve të grupeve parlamentare është rritur. Kjo flet qartë se për Kuvendin më me rëndësi janë fjalimet e krerëve të grupeve parlamentare që mbrojnë interesat e partive se sa fjalimet individuale të deputetëve”, thekson Blizankovski.
Ismet Ramadani, ish-deputet, thotë se Kuvendi ndodhet në gjendje të tillë pikërisht për shkak të krerëve të partive politike, të cilët gjatë përzgjedhjes së kandidatëve të tyre për deputet, si prioritet kryesore nuk kanë aftësitë e kandidatëve, por besnikërinë që ata kanë ndaj liderit dhe partisë.
“Mendoj se kjo gjendje është për shkak të përzgjedhjes së deputetëve. Për formimin e listave të kandidatëve për deputet vendos një grup i ngushtë rreth liderit të partisë dhe zakonisht ata përcaktohen për kandidatë për deputet të cilët do të jenë të sigurt se janë të dëgjueshëm, të cilët nuk kanë unin e vet dhe të cilët pranojnë direktiva nga lartë”, thotë Ramadani.
Ai shton se nga të zgjedhurit e tillë nuk mund të priten debate dhe kundërshtime gjatë seancave të Kuvendit. Për gjendjen e këtillë Ramadani fajëson formën e zgjedhjes së deputetëve me lista të mbyllura. Mungesa e një debati të hapur në Kuvend, sipas Ramadanit, është edhe një nga faktorët e paraqitjes së krizës politike në vend.
“Mund të thuhet se shkak për paraqitjen e krizës politike dhe mungesës së zhvillimit të mirëfilltë demokratik është edhe Kuvendi dhe roli i tij. Kuvendi nuk po e kryen detyrën e tij të përcaktuar me Kushtetutë në krijimin dhe kontrollimin e punës së institucioneve tjera”, shton Ramadani.
Instituti për Demokraci, ndërkohë ka prezantuar të dhëna edhe për pjesëmarrjen deputetëve gjatë seancave plenare. Sipas të dhënave të publikuara, dy deputetët me më shumë mungesa, janë liderët e dy partive shqiptare, Ali Ahmeti i BDI-së, dhe Menduh Thaçi i PDSH-së, me nga 64 përkatësisht 63 mungesa. Ata, gjithashtu, gjatë gjashtë muajve të kaluar nuk kanë marrë asnjëherë fjalën në Kuvend, qoftë në seanca plenare apo në trupat kuvendare.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKurti: Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë mosmarrëveshje, por partneritet e bashkëpunim të gjerë
Zogaj: LDK dhe Lumir Abdixhiku janë alternativa më e mirë për Kosovën, nuk është demagog por profesional
Mickoski në Kosovë: Kemi marrëdhënie të shkëlqyera, bashkëpunimi ekonomik këtë vit do të jetë mbi gjysmë miliardë euro
Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me siguri drejtor ka qenë Kadri Veseli
Ramadani kërkon të mos lejohet Stoilkoviq në takimin e dy qeverive: Ka agjendë anti-shqiptare, është njëjtë sikur të jetë Vulini aty
Pacolli i reagon Pecit: Dikur mbaje bluzën e kompanisë time, sot më quan vrasës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria
Faktet më të çuditshme që mund të mos i dini për Elon Musk
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë armët amerikane në Rusi, reagon Zelensky
“Më mirë të më shajnë nënën, sesa të këndojnë “Serbi, Serbi”” - Llullaku shpjegon për mediat rumune se pse lojtarët e Kosovës vendosën të largohen
“Do thyejmë të gjitha rekordet”, Ronaldo thotë se mysafiri i tij i radhës në YouTube është më i famshëm se ai
“E dimë si ke shkuar në finale” - përplasje në mes të Edona James dhe Santianës live gjatë emisionit