Qëllimi i Vala-s është që studentët nga të gjitha universitet dhe kolegjet në vend, të bëhen anëtarë të pakos n’Trip, anëtarësim i tyre do të mundësonte përmirësimin e komunikimit mes studentëve për shkak se pako përban biseda të pakufizuara mes anëtarëve të saj dhe 2 gigabajt internet 3G dhe 4G.
Mbi 500 studentë të Kolegjit Universitar “Dukagjini” nga Peja, i janë bashkuar që nga dita e sotme operatorit publik Vala, duke u bërë pjesë e pakos n’Trip.
Nënshkrimi të kontratës mes Vala-s dhe kolegjit Dukagjini, i parapriu marrëveshja që u nënshkrua ditë më parë nga Vala dhe kolegji Universum, ku 3 mijë studentë nga ky kolegj iu bashkuan operatorit publik Vala.
Marrëveshja u nënshkrua nga Drejtori Menaxhues i Vala-s, Agron Mustafa dhe Menaxheri i Përgjithshëm i Kolegjit “Dukagjini”, Kastriot Gjocaj.
“Ditë më parë nënshkruam marrëveshje me kolegjin Universum, ndërsa sot po nënshkruajmë me Dukagjinin. Studentët e dy kolegjeve tani janë pjesë e një pako dhe mund të zhvillojnë biseda palimit mes vete dhe me mbi 25 mijë anëtarë tjerë të pakos N’trip. Jemi shumë të kënaqur që kolegji Dukagjini është bërë pjesë e jone duke u rikthyer në Vala, pasi përfaqëson nje emër të nderuar jo vetëm në rrafshin e Dukagjinit, por në të gjithë Kosovën”, tha Drejtori Menaxhues i Vala-s, Agron Mustafa.
Sipas tij, janë edhe disa kolegje tjera dhe universitete, me të cilat do të nënshkruhen marrëveshje gjatë ditëve të ardhshme, ndërsa qëllimi final është që të gjithë studentët në Kosovë të jenë pjesë e një grupi apo komuniteti.
“Duke iu uruar mirëseardhje kolegjit Dukagjini, dëshroj t’iu bëj me dije që qëllimi ynë final është që të gjithë studentët në Kosovë të jenë pjesë e të njëjtës pako ku do të mund të komunikonin palimit mes vete. Pako përmbush kërkesat e të rinjëve, studentëve pasi përmban 2 giga internet 3G dhe 4G dhe 500 SMS”, pohoi më tutje Drejtori Menaxhues i Vala-s, Agron Mustafa.
Menaxheri I përgjithshëm i Kolegjit Dukagjini, Kastriot Gjocaj, u shpreh i kënaqur nga mundësia që Vala iu ka ofruar të rinjve duke lansuar pakon n’Trip.
“Nga dita e sotme mbi 500 studentë të kolegjit Dukagjini do të jenë pjesë e Vala-s. Na gëzon ky fakt, sepse Vala është e Kosovës dhe është një kompani e jona. Bashkëpunimi ynë me Vala-n nuk do të ndalet me kaq”, theksoi Gjocaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria paralajmëron largimin e UNMIK-ut nga përfaqësimi në CEFTA, Bislimi: Zhvillim shumë pozitiv, shpresoj që kjo frymë të bartet edhe në dialog
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
Mungesa e grave në tregun e punës, Mustafa thekson se kujdesi për fëmijët dhe të moshuarit është një nga arsyet
Bislimi: Kosova mund të përfitojë 882 milionë euro nëse plotësohen reformat e dakorduara me KE-në
Qeveria miraton Projektligjin për Shërbimet e Pagesave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Haradinaj: Bashkëpunojmë me të gjithë, edhe me Listën Serbe, por për Kurtin kryeministër nuk bëjmë koalicion
Dani Carvajal mund të mos luajë më futboll
Joseph me mesazh për Serbinë: Jeni me fat që e keni fqinj Albin Kurtin e jo liderin e Hamasit
Historia e errët e vëllezërve Menendez - çfarë dihet për rastin që po bën bujë në internet pas serialit të Netflix?
Man United ka vendimin për të ardhmen e Ten Hag
Përplasje me Netanyahu? Pentagoni thotë se ministri izraelit i mbrojtjes ka shtyrë vizitën në Uashington