LAJMI I FUNDIT:

Edhe këtë vit asnjë film nga Kosova nuk arrin të nominohet për “Oscars”

Edhe këtë vit asnjë film nga Kosova nuk arrin të nominohet për “Oscars”

Për herë të parë në histori, organizatorët e ceremonisë së ndarjes të çmimeve “Oscars”, kanë bërë të ditur pak para kohe nominimet e filmave në nëntë kategori, një muaj para se të bëhet publike lista e plotë e nominimeve.

Nga kategoritë e zbuluara janë ato për “Filmi më i mirë i huaj” dhe “Filmi më i mirë i shkurtër”, për të cilin konkurronin plot tri regjisore të njohura nga Kosova: Blerta Zeqiri, More Raça dhe Lendita Zeqiraj.

Mirëpo për fat të keq, në asnjërën prej këtyre kategorive nuk gjendet i ranguar ndonjë filma me produksion kosovar.


Plot 87 ishte numri i filmave konkurrentë në kategorinë “Filmi më i mirë në gjuhë të huaj”, ku garonte edhe filmi “Martesa” i regjisores Blerta Zeqiri, e që pritej të futej në listën e ngushtë të nominimeve.

Mirëpo në listën e ngushtë të filmave të përzgjedhur për tu nominuar në këtë kategori, nuk figuroi emri i filmit “Martesa”.

Ndërkohë filmat “Gardhi” nga Lendita Zeqiraj dhe “Ajo” nga More Raça, të cilët konkurronin për tu futur në kategorinë “Filmi më i mirë i shkurtër”, gjithashtu nuk kanë arritur të jenë pjesë e kësaj liste.

Ndërsa për çmimin “Kënga më e mirë origjinale”, janë nominuar emrat e njohur si: Lady Gaga, Brandley Cooper, Kendrick Lamar dhe SZA.

Më poshtë gjeni listat e kategorive me nominimet e zbuluara deri më tani (ende jo-definitive) nga Akademia e Shkencave dhe Arteve:

DOKUMENTARI MË I MIRË
“Charm City”
“Communion”
“Crime + Punishment”
“Dark Money”
“The Distant Barking of Dogs”
“Free Solo”
“Hale County This Morning, This Evening”
“Minding the Gap”
“Of Fathers and Sons”
“On Her Shoulders”
“RBG”
“Shirkers”
“The Silence of Others”
“Three Identical Strangers”
“Won’t You Be My Neighbor?”

DOKUMENTARI MË I MIRË I SHKURTËR
“Black Sheep”
“End Game”
“Lifeboat”
“Los Comandos”
“My Dead Dad’s Porno Tapes”
“A Night at the Garden”
“Period. End of Sentence.”
“’63 Boycott”
“Women of the Gulag”
“Zion”

FILMI MË I MIRË NË GJUHË TË HUAJ
Colombia, “Birds of Passage”
Denmark, “The Guilty”
Germany, “Never Look Away”
Japan, “Shoplifters”
Kazakhstan, “Ayka”
Lebanon, “Capernaum”
Mexico, “Roma”
Poland, “Cold War”
South Korea, “Burning”

FLOKËT DHE MAKIJAZHI MË I MIRË
“Black Panther”
“Bohemian Rhapsody”
“Border”
“Mary Queen of Scots”
“Stan & Ollie”
“Suspiria”
“Vice”

KËNGA MË E MIRË ORIGJINALE
“Annihilation”
“Avengers: Infinity War”
“The Ballad of Buster Scruggs”
“Black Panther”
“BlacKkKlansman”
“Crazy Rich Asians”
“The Death of Stalin”
“Fantastic Beasts: The Crimes of Grindelwald”
“First Man”
“If Beale Street Could Talk”
“Isle of Dogs”
“Mary Poppins Returns”
“A Quiet Place”
“Ready Player One”
“Vice”

KOLONA ZANORE MË E MIRË
“When A Cowboy Trades His Spurs For Wings” from “The Ballad of Buster Scruggs”
“Treasure” from “Beautiful Boy”
“All The Stars” from “Black Panther”
“Revelation” from “Boy Erased”
“Girl In The Movies” from “Dumplin’”
“We Won’t Move” from “The Hate U Give”
“The Place Where Lost Things Go” from “Mary Poppins Returns”
“Trip A Little Light Fantastic” from “Mary Poppins Returns”
“Keep Reachin’” from “Quincy”
“I’ll Fight” from “RBG”
“A Place Called Slaughter Race” from “Ralph Breaks the Internet”
“OYAHYTT” from “Sorry to Bother You”
“Shallow” from “A Star Is Born”
“Suspirium” from “Suspiria”
“The Big Unknown” from “Widows”

FILMI I ANIMUAR I SHKURTËR MË I MIRË
“Age of Sail”
“Animal Behaviour”
“Bao”
“Bilby”
“Bird Karma”
“Late Afternoon”
“Lost & Found”
“One Small Step”
“Pépé le Morse”
“Weekends”

FILMI I SHKURTËE MË I MIRË
“Caroline”
“Chuchotage”
“Detainment”
“Fauve”
“Icare”
“Marguerite”
“May Day”
“Mother”
“Skin”
“Wale”

EFEKTET VIZUALE MË TË MIRA
“Ant-Man and the Wasp”
“Avengers: Infinity War”
“Black Panther”
“Christopher Robin”
“First Man”
“Jurassic World: Fallen Kingdom”
“Mary Poppins Returns”
“Ready Player One”
“Solo: A Star Wars Story”
“Welcome to Marwen”. /Telegrafi/