Edhe fermerët janë mes rusëve që po dërgohen në ushtri, ka thënë presidenti Vladimir Putin në një takim me zyrtarët e shtetit të tij.
Dhe ky konfirmim, vlerësojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, sinjalizon rreziqe të mëtejshme të mundshme për të korrat e vitit 2023 – me Rusinë që është eksportuesi më i madh në botë i grurit.
“Dëshiroj t’u drejtohem edhe krerëve rajonalë dhe drejtuesve të ndërmarrjeve bujqësore. Në kuadër të mobilizimit të pjesshëm janë duke u thirrur edhe punëtorët e bujqësisë. Familjet e tyre duhet të mbështeten. Ju kërkoj t’i kushtoni vëmendje të veçantë kësaj çështjeje”, citohet të ketë thënë Putin në takimin e transmetuar në televizion.
Ndryshe, zyrtarët kanë thënë se 300,000 rusë të tjerë do të thirren për të shërbyer si pjesë e fushatës së mobilizimit.
Putin citohet të ketë theksuar gjithashtu në takim se Rusia është në rrugën e duhur për të korrur një prodhim rekord prej 150 milionë tonësh, përfshirë 100 milionë tonë grurë, në vitin 2022. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë kohën kur persona me maska po bllokojnë kufirin mes Kosovës dhe Serbisë, Vuçiq takon ambasadorin rus
Njerëzit tani kanë trurin më të zhvilluar, por ne duket se po paguajmë një çmim të lartë për këtë
Republikani dhe ish-zëvendëspresidenti amerikan, Cheney: Do të votoj për Kamala Harrisin
Irani furnizon me raketa balistike Rusinë
Kryeprokurori i Gjykatës së Hagës e krahasoi urdhrin e arrestit kundër Putinit me ato të Millosheviqit, Karaxhiqit e Mlladiqit
Ukraina kundër rusëve tani po e shfrytëzon armën e njohur si 'Dragon' - ajo shkakton zjarr me temperaturë prej 2400 gradë Celsius
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Santiana Maloku dhe Lirimi i japin fund lidhjes së tyre?
Persona të maskuar shihen në pjesën serbe të pikëkalimit kufitar në Bërnjak
Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste
Trajneri i Rumanisë tregohet një profesionist i vërtetë kur flet për lojën e Kosovës
Sveçla: Mbyllet vendkalimi kufitar në Bërnjak, serbët maltretuan një familje shqiptare që po udhëtonte për në Gjermani
Gërvalla kërkon reagim nga bashkësia ndërkombëtare: Ndaleni Vuçiqin përpara se ai të shkaktojë luftë