LAJMI I FUNDIT:

Edhe 4,044 raste të reja me coronavirus dhe 13 të vdekur në Mbretërinë e Bashkuar

Edhe 4,044 raste të reja me coronavirus dhe 13 të vdekur në Mbretërinë e Bashkuar

Britania e Madhe ka raportuar edhe 4,044 raste të reja me coronavirus.

Krahasuar me 5,693 rastet e së dielës, kjo është një ulje e rasteve të të infektimit me virus, tregojnë shifrat e Departamentit të Shëndetit dhe Kujdesit Social, raporton BBC.

Autoritetet shëndetësore britanike gjithashtu kanë raportuar se 13 njerëz të tjerë kanë vdekur.


Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Mbretërinë e Bashkuar tani kap shifrat e 41,988 personave.

Ndërkohë, numri i njerëzve që kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 është 439,013. /Telegrafi/