LAJMI I FUNDIT:

Edhe 11 të vdekur nga COVID-19 dhe 364 raste të reja me këtë virus në Kosovë

Edhe 11 të vdekur nga COVID-19 dhe 364 raste të reja me këtë virus në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka njoftuar të dielën se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 11 viktima nga COVID-19 dhe janë regjistruar edhe 364 raste të reja të infektuarve me këtë virus.

Sipas IKSHPK, gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3,501 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 364 raste pozitive.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (80, 68 vjeç), Vushtrri 2 raste (78, 65 vjeç), Ferizaj 1 rast (71 vjeç), Gjakovë 1 rast (72 vjeç), Klinë 1 rast (81 vjeç), Lipjan 1 rast (70 vjeç), Mitrovicë 1 rast (72 vjeç), Prizren 1 rast (77 vjeç), Rahovec 1 rast (67 vjeç)”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi,


Numri total i rasteve pozitive është 101,517 raste nga 500,112 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,072 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 529 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 87,012 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12,433.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 115 raste, Mitrovicë 50 raste, Gjilan 40 raste, Gjakovë 29 raste, Ferizaj 21 raste, Pejë 20 raste, Podujevë 18 raste, Fushë-Kosovë 10 raste, Drenas 9 raste, Prizren 9 raste, Lipjan 7 raste, Rahovec 7 raste, Vushtrri 5 raste, Dragash 4 raste, Shtime 4 raste, Kamenicë 3 raste, Klinë 3 raste, Deçan 2 raste, Istog 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Junik, Kaçanik, Malishevë dhe Obiliq”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Drejtësi
Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Kronika e Zezë
Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Politikë
Kalo në kategori