Me moton “Zbulimi i hershëm = Mbijetesë”, organizuar nga Qendra Kosovare e Kancerit të Gjirit “Jeta-Vita” dhe e përkrahur nga Ministria e Shëndetësisë, Komuna e Prishtinës, QKUK dhe një rrjet i organizatave qeveritare dhe joqeveritare, të shtunën në Prishtinë mbajtën ‘Ecja kundër kancerit të gjirit 2010’.
Ky aktivitet i organizuar për vitin e tretë radhazi në Kosovë, shënoi përmbylljen e Muajit të luftës kundër kancerit të gjirit.
Ecjes i kanë paraprirë disa performanca artistike përmes të cilave është përçuar mesazhi i rëndësisë së luftës kundër kancerit të gjirit dhe në përgjithësi kundër sëmundjes së kancerit, ndërkohë që dr. Ilir Tolaj, Sekretar permanent në Ministrinë e Shëndetësisë, dr. Nazane Breca, drejtoreshë e Departamentit të Komunës së Prishtinës për Shëndetësi e Mirëqenie Sociale dhe Nafije Latifi, drejtoreshë e qendrës “Jeta /Vita”, kanë bërë thirrje për aktivitete në vazhdimësi në fushën e sensibilizimit dhe parandalimit të kancerit, por edhe për diagnostikimin, trajtimin dhe luftimin e saj me sukses.
Nëpër një mot të mirë dhe një pjesëmarrje të konsiderueshme të qytetarëve, pjesa më e madhe nga gjinia femërore, pjesëmarrësit kanë bërë një marshim simbolik nga Teatri Kombëtar deri të Hoteli Grand, ndërkohë që për rekuizitat dhe elementet përcjellëse të këtij aktiviteti, është përkujdesur kompania “Roche” nga Prishtina, AIHA dhe kontribuues të tjerë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame