LAJMI I FUNDIT:

E tradhton prapanica e madhe

E tradhton prapanica e madhe

Një plaçkitëse e supozuar e bankës është kapur pasi që tentoi të vjedh të njëjtën filial bankar dy herë, por dështoi kur një dëshmitar e identifikoi atë në bazë të prapanicës së saj të madhe.

Policia lokale ka thënë se 26-vjeçarja Sandra Meiser, kishte ikur më herët me rreth 15.000 euro nga plaçkitja në qytetin Norf, në Gjermaninë perëndimore, pasi që kishte kërcënuar personelin e bankës me armë.

Dëshmitarët i kanë thënë policisë se plaçkitësja ishte një grua “me prapanicë shumë të madhe”.

Disa javë më vonë një dëshmitar e gjeti veten prapa asaj që ai besonte të jetë e njëjta prapanicë, derisa po priste në radhën e të njëjtit filial bankar.


"Ai thirri policinë dhe ata e arrestuan Sandran si dhe gjetën maskën e një armë dore në xhaketën e saj. Ai ka thënë se e ka njohur prapanicën e saj menjëherë, si dhe nuk do të harronte kurrë një gjë aq të madhe", ka thënë një punëtor i bankës.

Tani Meiser është duke u përballë me dënim deri në 10 vjet burg për plaçkitje dhe kërcënim me armë zjarri, derisa dëshmitari 61-vjeçar është shpërblyer me 6.000 euro për informacionet e dhëna.