LAJMI I FUNDIT:

E tradhton gjumi në dyqanin e shtretërve

E tradhton gjumi në dyqanin e shtretërve

Një pensioniste gjermane është dashur të shpëtohet pasi ka fjetur duke provuar një shtrat në një dyqan të kompanisë angleze për prodhimin e shtretërve – Slumberland.

Gertrude Muller, 72-vjeçare, ka thirrur shërbimet emergjente kur është zgjuar në dyqanin e qytetit gjerman Luebz, i cili në atë kohë veçmë ishte i mbyllur.

Një zëdhënës i policisë ka thënë: "Duket se shtrati ishte në një kënd të sallës ekspozuese dhe ajo nuk është hetuar nga të punësuarit derisa flinte pa bërë zhurmë”.

"Ajo kishte ardhur të provonte shtratin dhe gjëja e fundit që i kujtohet para se të flinte ishte se sa i këndshëm dhe i rehatshëm ishte ai. Ajo thjesht ia futi gjumë”, ka shtuar zëdhënësi.


"Ajo ishte frikësuar pak kur u zgjua por arriti të gjej një telefon në dhomën e shitjeve dhe na telefonoi”.

"Plaka ishte impresionuar nga kualiteti i shtratit por natyrisht është paksa e nervozuar pse të punësuarit, të cilët nuk e kanë parë, e kanë lënë atje, prandaj nuk është shumë e kënaqur me kualitetin e shërbimeve", ka përfunduar zëdhënësi i policisë së qytetit gjerman Luebz.